Pas incidenteve para godinës së Kryeministrisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar me anë të një mesazhi në Twitter, ku ka bërë thirrje për qetësi.
Lleshaj në mesazhin e tij shkruan se nuk mund të ndërtohet demokracia me bomba molotov.
“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur!
Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, thekson Lleshaj.


