Pak orë pasi perfundoi edhe protesta e opozitës, në një reagim në “Twitter”, ministri Xhafaj shpreh vlerësimin e tij për Policinë e Shtetit.
“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar.”



