Sot në ditën e protestës së opozitës kanë paralajmëruar se nuk do të ketë fjalime të politikanëve apo të liderëve të tyre por do jenë qytetarët ata që do ta vendosin fatin e protestës.
Ish kryetari I LSI-së, njherazi president I Shqipërisë dhe burri I kryetares së re të LSI-së ka zgjedhur të largohet nga shqipëria për në Gjermani.
Sipas njoftimit të dhënë nga presidenti Meta në profilin e tij në rrjetin social, ai do të jetë i pranishëm në Konferencën për Sigurinë, që zhvillohet në Gjermani më 15-17 shkurt. Ndërkohë që ka ndarë me ndjekësit e tij dhe një foto nga qyteti i Gjermanisë, Mynihu.
“Me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Volfgang Ischinger, do të marrë pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.
Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.
Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet. Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë, Presidenti Meta do të takohet me homologë e personalitete pjesëmarrëse”, thuhet në njoftimin e dhënë nga faqja e Presidencës.
Përgatitit: AlpeNews.al



