Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka anuluar seancën plenare për ditën e nesërme, edhe pse më herët në faqen zyrtare të Parlamentit njoftohej se do të zhvillohej por nuk ishte përcaktuar ora se kur.
Mësohet se Ruçi ka njoftuar se nesër seanca nuk do të zhvillohet.
Në orën 10:00 të kësaj të enjteje opozita ka paralajmëruar për një tjetër protestë, e cila ishte menduar se do të zhvillohej para Kuvendit.