Opozita zhvillon protestën e saj të shtatë në numër para Kuvendit ndërkohë që brenda tij zhvillohet normalisht seanca plenare.
Mbështetësit dhe militantët e PD janë mbledhur dhe po dëgjojnë fjalimet. Në fjalën e saj, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se shqiptarëve u mungon buka në tavolina dhe se zgjedhjet në 2017 u blenë.
Kryemadhi nënvizon se pasi opozita të marrë pushtetin do të ndërtojë vendin dhe s’do të ketë më varfëri.


