• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E OPOZITËS/ Jonila Godole: Janë të njejtët drejtues që nga viti 1990! PD atëherë frymëzonte, sot ka aksion…
Home
Politikë

PROTESTA E OPOZITËS/ Jonila Godole: Janë të njejtët drejtues që nga viti 1990! PD atëherë frymëzonte, sot ka aksion…

8 July, 2022 s.autor Politikë

Pedagogia Jonila Godole ka komentuar protestën e zhvilluar dje nga opozita, duke thënë se në skenën politike janë të njëjtët persona që drejtonin që nga viti 1990.

Sipas Godoles, opozita e ’90-ës e drejtuar nga PD frymëzonte, ndërsa sot aksioni i saj politikë është reduktuar në parulla anakronike të luftës ndaj armikut. “Pa shaka! Sikur të bije në koma në shkurt të vitit 1991 dhe të zgjoheshe sot, nuk do besoje që ka ndryshuar koha, sepse: – Të njëjtët drejtues të lartë në kabinetin qeveritar (po ato emra e mbiemra të rrethit familjar si të nomenklaturës); në akademi të shkencave; në universitete; polici; drejtësi, etj.

– E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues e të njëjtën retorikë.

– i vetmi ndryshim është se PD në 1990-ën frymëzonte, kurse sot aksioni i saj politik është reduktuar në parrulla anakronike të luftës ndaj “armikut“, me të cilin kanë bërë pakte sa herë u është dashur. Asnjë strategji konkrete se si do ndryshojë menaxhimi i shtetit dhe i krizave nëse opozita merr pushtetin; si do rritet standardi i jetesës dhe do vendoset meritokracia; si do depolitizohet dhe bëhet e pavarur administrata që të mos uzurpohet më nga militantët partiakë, por nga individë të aftë që e fitojnë pozicionin e tyre në sajë të meritës e jo të shitjes familjare të votës.

– Të njëjtët politikanë përgjegjës për kapjen korruptive të drejtësisë dhe të shtetit gjatë tranzicionit, japin sot leksione demokracie!

– Askush nuk u shpall fajtor dhe nuk mbajti përgjegjësi për krimet e regjimit komunist dhe askush nuk mban përgjegjësi për krimet korruptive nga viti 1990 deri më sot!

Demagogjia dhe populizmi nuk do na çojnë askund, kush më mirë se ne shqiptarët nuk e di këtë.

Duket sikur kemi ardhur vërdallë 31 vjet dhe jemi kthyer sot aty ku ishim në shkurt të vitit 1991: Te shpresa për një shtet demokratik, të cilën gabimisht e varëm te pardesytë e të së shkuarës”, thekson Godole.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOCIONI PËR MANDATIN E XHAÇKËS/ Bardhi-Nikollës: Shkelët rregulloren! Avokati: S’ka përfituar...
Previous article NDODH EDHE KJO NË BERAT/ 16-vjeçari i mori makinën fshehurazi xhaxhait dhe përplasi një grua te vijat e bardha, pas saj dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT