• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOCIONI PËR MANDATIN E XHAÇKËS/ Bardhi-Nikollës: Shkelët rregulloren! Avokati: S’ka përfituar…
Home
Politikë

MOCIONI PËR MANDATIN E XHAÇKËS/ Bardhi-Nikollës: Shkelët rregulloren! Avokati: S’ka përfituar…

8 July, 2022 s.autor Politikë

Është zhvilluar këtë të enjte mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në mbledhje po diskutohet për mandatin ministres Olta Xhaçka, e cila nuk ishte e pranishme, por u përfaqësua nga avokati i saj.

Palët caktuan dy relatorët, nga opozita Gazment Bardhi dhe nga mazhoranca Klotilda Bushka.

Nga ana e tij Gazment Bardhi u shpreh se kryetarja e Kuvendit ka shkelur rregulloren, pasi nuk e ka thirrur mbledhjen kur e ka kërkuar gjysma e deputetëve.

Pjesë nga diskutimi në mbledhje:

Bardhi: Në datën 5, ½ e anëtarëve të këshillit të rregullores kanë kërkuar thirrjen. Ju e keni injoruar kërkesën, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 13. Në kërkesën tonë kemi kërkuar mbledhjen të mërkurën dhe kjo ka qenë në përputhje me nenin, jo vetëm nuk kemi marrë përgjigje por ju cakton një datë tjetër. Këto shkelje nuk duhet të përsëriten më. Sa i takon çështjes tjetër, unë shikoj në objekt që në datën 1 korrik, 14-15 deputetë të tjerë që nuk kanë nënshkruar kërkesën e parë kanë kërkuar fillimin e procedurës për përcjelljen e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, gjykoj që kërkesa e datës 1 korrik është një kërkesë që mbetet pa objekt, sepse ne e kemi nisur procedurën parlamentare.

Nikolla: Rregullorja përcakton që për të thirrur mbledhjen vendos kryetari i kuvendit ose ½ e anëtarëve. Unë kam ushtruar detyrën që me jep rregullorja dhe kam caktuar datën dhe orën.

Felaj: Kuvendit i është paraqitur një kërkesë për mocion, nga 1/10 e anëtarëve të Kuvendit me një objekt që është i njëjtë me objektin e kërkesës për mocion paraqitur nga ana juaj. Kuvendi është i detyruar që ta shqyrtojë kërkesën për mocion dhe meqë kërkesa është ë njëjta që kjo kërkesë për mocion ti bashkohet kërkesës së më mëparshme.

Bardhi: Jemi dakord, nuk kemi asgjë kundër. Problemi është që duke qenë se kërkesa specifikon që të nisë procedura parlamentare. Ku mocion është nisur para se të niste procedura parlamentare. Jemi dakord për bashkimin.

Avokati Genc Cifligu: Nga ana e një grupi deputetes që përfaqësojnë një të dhjetën e Kuvendit është paraqitur një mocion për Xhaçkën, kërkesa për heqjen e mandatit. Sipas mocionit, pretendohet se po ushtrohet nga ajo një veprimtari, veprimet e të cilës bien ndesh me pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit e ka parashikuar se si do të ndiqet për konstatimin e kufizimeve. Kuvendi bën verifikimin nëse mocioni i paraqitur ndaj një deputeti plotëson kërkesat juridike formale për vënien në lëvizjes të Gjykatës Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikës 3 në ato parashikohet se kur Kuvendi parashikon që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet Gjykatës kur deputeti shkel detyrimet dhe kryen veprimtari përfituese që vijnë nga shteti. E drejta e Kuvendit nuk është e drejtë e palimituar, vetëm një shkelje Kuvendi ka të drejtë të vendosë dërgimin e çështjes në Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikave kolegji i gjykatës kushtetuese, është shprehur se: që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit duhet që shkelja të jetë kryer nga vetë deputeti dhe jo nga person tjetër. Sipas paragrafit 2, Kushtetua jonë ia ka deleguar rasteve të veçanta. Kërkesa për mocion, i referohet paragrafit 2 të Kushtetutës. Për shkak se siç pretendohet, rastet e parashikuara në pikën 2 nuk hyjnë në një çështje të Kushtetutës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJE SHIU DHE ERË E FORTË/ Pushuesit “braktisin” plazhin, boshatiset bregdeti i Vlorës
Previous article PROTESTA E OPOZITËS/ Jonila Godole: Janë të njejtët drejtues që nga viti 1990! PD atëherë frymëzonte, sot ka aksion...

s.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT