• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Protesta e një manekini
Home
Shqipëri

Protesta e një manekini

10 January, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Lulzim Basha do të udhëheqë sërish një protestë për rrëzimin e Edi Ramës, ku në rendin e pakënaqësive është një listë e gjatë me parashtesën kundër.

Teorikisht presupozohet se opozita përfaqëson pakënaqësinë popullore ndaj qeverisjes dhe në këtë listë teoricienët e PD-LSI-së i kanë përfshirë të gjitha kauzat për të cilat kërkohet mobilizimi i popullit.

Aq sa në 27 Janar do të protestohet edhe kundër kurbetit, siç deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen me datë 27 janar, të shtunën në orën 12.00, në një protestë mbarëpopullore kundër varfërisë, kundër krizës ekonomike, kundër papunësisë, kundër padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht, për një drejtësi të çliruar nga krimi, të çliruar nga politika dhe pushteti i bërë njësh me krimin.

Drejtësi për të papunët, drejtësi për të rinjtë, drejtësi për studentët, drejtësi për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe jo të largohen si emigrantë dhe t’i dorëzohen fatit e rrugëve të kurbetit”, tha Basha dje.

Janë disa pyetje që shtrohen për këtë aksion të opozitës së bashkuar nëse mund të quhet kështu.

A është Lulzim Basha lideri të cilit i duhet besuar pakënaqësia popullore, nëse marrim të mirëqena shumë prej problemeve që përmenden në thirjen për protestë? Druajmë se jo.

Ai është rasti tipik i një kryeprotestuesi që një aksion të nisur në emër të qytetarëve e përdori për interesat e ngushta personale, duke i vënë çelësin dhe duke shtrënguar duart me kundërshtarin pa të keq.

Lulzim Basha e ka kthyer veten në një manekin politik që si rrugë të vetme për të çimentuar pozitat në krye të PD-së ka “radikalizimin” e opozitës dhe përdorimin e statusit të saj për të sheshuar çdo dyshim dhe kontestim të brendshëm ndaj tij.(Respublica)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri rrëfen të vërtetën: Ja pse Serena Williams u tërhoq nga Australian Open
Previous article 10 ofendimet e bujshme të Mourinhos ndaj trajnerëve dhe lojtarëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT