• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Protesta e dhunshme në Kukës, Kryemadhi paralajmëron Ramën: Historia nuk mbaron këtu
Home
Shqipëri

Protesta e dhunshme në Kukës, Kryemadhi paralajmëron Ramën: Historia nuk mbaron këtu

1 April, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar me një status në Facebook, për dhunën e djeshme në protestën e zhvilluar në Kukës për tarifën e rrugës së Kombit.

Ajo ka akuzuar kryeministrin se “dhuna ndaj protestuesve është rifshaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Ramën në 24 orët e fundit”.

“Edi Rama që kërcënon sot banorët e Kukësit dhe protestuesit e ndaluar, bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike,” shkruan Kryemadhi.

Statusi i plote

Represioni dhe dhuna ndaj protestuesve në Kukës është thjesht rishfaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Edi Ramën këto 24 orët e fundit.

Qytetarët e ndaluar barbarisht me format dhe metodat e Sigurimit të Shtetit tregojnë qartë, se sado të përpiqen ish bashkëpunëtorët dhe pinjollët e komunizmit i kanë të shenjuar thellë në ndërgjegjje metodat staliniste.

Protestuesit e ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e Tiranës kanë mbështetjen tonë dhe të të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, që e kuptojnë dhe dënojnë këtë taksë absurde, haraç të Edi Ramës për oligarkët e tij.

Siguroj të ndaluarit nga policia dhe familjarët e tyre se kjo histori nuk mbaron këtu!

Ne do të kërkojmë me forcën tonë dhe të ligjit, jo vetëm lirimin e tyre, por edhe rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur nga falangat e qeverisë.

Edi Rama që kërcënon sot banorët e Kukësit dhe protestuesit e ndaluar, bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Bën mirë të hedhë sytë e të kërkojë hetime të ndershme për Elvis Roshin apo ish shokët e tij të grupit parlamentar, që akuzohen për krime të rënda.

Kjo është detyra për një kryeminister të përgjegjshëm dhe jo peng të krimit dhe pazareve me banditët.

Ne si LSI, jemi të bindur në betejën tonë për ndryshimin e tarifës dhe mbështetjes ekonomike për banorët e kësaj zone.

Askush nuk mund ti detyrojë qytetarët e Kukësit dhe zonave përreth, që në skajshmerinë e varfërisë ku i ka çuar kjo qeveri të paguajnë taksë për orekset e klientëve të Edi Ramës.

Asnjë vegël e Edi Ramës, apo qoftë dhe ai vetë, nuk do të munden të dhunojnë të drejtën e banorëve të Kukësit për të mos u varfëruar çdo ditë e më shumë për hir të qejfeve dhe perversiteteve të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Lsi dhe opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë në krah të banorëve protestues dhe do të kundershtojë çdo akt dhune apo presioni që përpiqet të frikësojë Kukësin dhe kuksianët.

Ne do të vijojmë përpjekjen dhe betejën tonë për të rikthyer besimin te shqiptarët e gënjyer dhe zhgënjyer nga qeveria e narkotrafikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenal “zgjohet” në fund, Aubameyang dhe Lacazette “fundosin” Stoke City
Previous article Manchester United bëhet gati të thyejë rekordin e transferimeve në Premier League

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT