TIRANË- Pesëmbëdhjetë militantët e arrestuar pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Protestuesit e arrestuar akuzohen se kanë kundërshtuar dhe kanë goditur punonjësit e policisë, duke mos kursyer as molotovët në drejtim të tyre, ndërsa po garantonin sigurinë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 22 mars. Do të jetë gjyqtarja Armela Hasantari e cila do të vendosë nëse militantët e Berishës do të qëndrojnë në burg apo ndaj tyre do të caktohet një masë më e lehtë sigurie.
Për protestën është vënë në hetim në gjendje të lirë edhe organizatori Klevis Balliu, i cili akuzohet se ka shtyrë të miturit në krim. Në hetim janë edhe 5 të mitur që janë përfshirë në akte dhune, si edhe 3 protestues të tjerë.
Grupet e organizuara për sulm të militantëve, hodhën së pari molotovë dhe breshëri fishekzjarrësh ndaj godinës së qeverisë. Më tej marshimi i çoi në bllokun e ministreve, ku u sulmua ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës, edhe pse Belinda Balluku nuk është më prej disa javësh.
Kordonët e policisë vendosur pranë PS-së, nuk i mundësuan manifestuesve të hedhin molotovë drejt selisë rozë. Lëndët plasëse përfunduan në dy makina policie afër Bankës së Shqipërisë.
Marshimi nëpër rrugët e Tiranës vijoi deri pranë RTSH-së ku pati përplasje të dhunshme që gjithashtu morën përgjigjen e policisë me ujë dhe gaz lotsjellës.
Një numër i madh forcash policie i pritën të rreshtuar edhe tek parlamenti duke e devijuar sulmin e egër me molotovë e fishekzjarrë, drejt mjediseve të xhamisë së Namazgjasë. 6 punonjës policie u dëmtuan gjatë tubimit.
EMRAT E PROTESTUESVE TË ARRESTUAR
Oriol Kodra
Mentor Jakimi
Suzana Dimushi
Ervis Hysenlika
Adriano Mekshi
Artur Koxha
Ardian Koxha
Klement Truni
Femi Dafku
Hajdin Dafku
Xhevdet Tahiraj
Xhetan Koka
Eldi Taga
Ildo Xhido
Ledjo Gogolli


