• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROTESTA E ARTISTËVE”/ Reagon Koço Kokëdhima: Monologu drithërues i Bujar Asqeriut, si klithma e çdo shqiptari
Home
Shqipëri

“PROTESTA E ARTISTËVE”/ Reagon Koço Kokëdhima: Monologu drithërues i Bujar Asqeriut, si klithma e çdo shqiptari

12 February, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, reagoi pas fjalës së aktorit Bujar Asqeriu në hollin e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook, Kokëdhima postoi videon e fjalës së aktorit me një parathënie, duke u shprehur se monologu drithërues i Bujar Asqeriut është klithma e çdo shqiptari të ndershëm.

Kokëdhima ftoi aktorin dhe të gjithë shqiptarët që të mos dorëzohen dhe të ngrihen së bashku për të shembur hajdutërinë që ka zënë për fyti shqiptarët e ndershëm.

  • POSTIMI NË ‘FACEBOOK’ I KOÇO KOKËDHIMËS

Miqtë e mi!

Dëgjojeni monologun drithërues të Bujar Asqeriut! Janë fjalë që dalin nga shpirti i një artisti që ia kushtoi gjithë jetën skenës dhe filmit.

Është monologu i një drame 27-vjeçare që është luajtur në kurrizin e artistëve, njerëzve të punës dhe të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi. Bujar Lako, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Agim Qirjaqi, Bujar Asqeriu e dhjetra e dhjetra artistë të tjerë janë ajo pjesa e shumicës së popullit shqiptar të nëpërkëmbur, të zhvatur, të denigruar, që nuk llogariten në asnjë defter të punëve të vendit, por shikohen si mjeranë, si pabuksa, si lypsarë që shohin duart e zengjinëve në pushtet.

Dëgjojeni Bujar Asqeriun, miqtë e mi!

Është revolta e brendshme e shqiptarit të zhveshur nga çdo pushtet, prej kastës së politikanëve të vjetër dhe shushunjave që janë klientët e tyre dhe që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe pasuritë e vendit dhe sot na përqeshin nga lart, gjithë neveri.

E kuptoj Bujarin e dorëzuar kur thotë se ia ka lënë Zotit ndëshkimin hyjnor që do t’u vijë keqbërësve nga lart.

Por unë e ftoj Bujarin dhe çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi që të bëhemi bashkë dhe ta shembim këtë kastë hajdutësh. Ata nuk rrëzohen vetë. Ata nuk kanë frikë as nga Zoti dhe asgjë shpirtërore dhe hyjnore, sepse nuk besojnë te askush veç parasë.

Ne duhet të ngrihemi, të gjithë bashkë, dhe t’i shporrim hajdutët, keqbërësit dhe kriminelët nga jeta jonë që fatet e vendit tonë të mos jenë më në duart e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arbana Osmani zbulon të ftuarin e parë në 'Dua të të bëj të lumtur'
Previous article Milionat e futbollit, ja ekipet me më të shtrenjta në Europë

g.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT