• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA E “ALBCONTROL”/ Njihuni me kontrollorin me dosje në SPAK dhe lidhje me PD
Home
Sociale

PROTESTA E “ALBCONTROL”/ Njihuni me kontrollorin me dosje në SPAK dhe lidhje me PD

7 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë sot nuk punon dhe për këtë arsye vaksinat e programuara për të mbërritur ditën e sotme, si dhe nje grup ushtaresh amerikane, mes mijera pasagjereve te tjere nuk kanë mundur të vijnë. Midis punëtorëve që kanë shkelur ligjin, duke bojkotuar ditën e punës edhe pse qartësisht u ndalohet ligjërisht ta bëjnë, ashtu si edhe mjekët e urgjencës, zjarrëfikësit apo policët është edhe Nikolin Kujxhia, ish-drejtori i Jozefina Topallit në Parlament dhe person i afërt me Partinë Demokratike.

Kujxhia punoi për tetë vite në administratën e Kuvendit gjatë kohës së Topallit si kryetare dhe pas largimit në vitin 2013 nisi një karrierë të re, këtë herë në kompaninë e Albcontrol.

Ndërmjet dy karrierave, në vitin 2015, Kujxhia u bë një emër i njohur për mediat kur fitoi në mënyrë të jashtëligjshme një truall në Shkodër, nga i cili përzuri me vendim gjykate 20 familje që jetonin në këtë territor në mënyrë të ligjshme. Në atë kohë, “Balkanweb” raportoi: Një nga protestuesit, Ndokë Qepuri pohoi për “Gazeta Shqiptare” se Nikolin Kujgjia, ish-drejtor administrativ për 8 vite në parlamentin shqiptar, ka falsifikuar dokumentet përmes Gjykatës së Shkodrës dhe do t’i nxjerrë ata nga banesat. “Ky person është i njohur i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ka mbështetjen e saj. Ai zotëron shumë prona në Shkodër dhe si për të mos i mjaftuar ato, do të na dëbojë me forcë nga këtu. Por, ne jemi të vendosur që të mos i lëshojmë banesat dhe së bashku me gratë e fëmijët do të vetëflijohemi”, – tha Qepuri.

Gjashtë vite më pas, për vendimin abritrar të Gjykatës, SPAK nisi një hetim fale edhe kembenguljes disa-vjeçare te zotit Qepuri, mbi bazën e të cilit ka kërkuar në datën 7 mars arrestimin e Prokurorit Ermir Lelçi. https://in-front.org/spak-gati-prangat-per-prokurorin-ermir-lelci-publikohet-prova-si-hetoi-dhe-favorizoi-bashkeshorten-e-tij/ Së bashku me kontrollorin e Albcontrol, rezulton se përvetësuan truall në mënyrë të paligjshme, edhe tre familjarë të tij, Justereza Kujxhija, Marije Kujxhia, Çeçiljana Kujxhia.

Ndërsa dosja është ende nën hetim, ekzistojnë dyshime të forta se Kujxhia përdori lidhjet e tij politike për të përfituar plot 4 mijë metra katrorë në mënyrë të paligjshme. Ndërsa sot, ekzistojnë përsëri dyshime të forta se bojkoti i paparalajmëruar motivohet nga arsye politike. Pothuajse të gjithë punonjësit e Albcontrol janë emëruar përpara vitit 2013 dhe prej vitesh kanë gëzuar benefite të rralla në tregun shqiptar të punës.

Protesta e sotme u motivua, sipas punonjësve të Albcontrol, nga shkurtimi i përkohshëm i pagës nga 4.400 euro në muaj, në 2.400 euro, për shkak të rënies së të ardhurave të kompanisë si pasojë e tkurrjes së fluturimeve në periudhën e pandemisë. Megjithatë, përkimi i bojkotit me mbërritjen e pritshme të dozave të reja të vaksinës dhe mbërritjes së një grupi ushtarësh amerikanë, në kuadër të një stërvitje që do të mbahet më pas gjatë muajit ka ngjallur dyshime të forta për motivet politike të protestës.

De jure, Nikolin Kujxhia është gjithashtu midis personave të irrituar për këtë reduktim page. Një investigim i Lexo.al ngre dyshime edhe për mënyrën se si shumë punëtorë të Albcontrol janë punësuar në të shkuarën. Të dhënat publike në Linkedin tregojnë se një prej drejtuesve më të lartë të Albcontrol është punësuar fill pasi ka mbarruar studimet në akademinë detare. Megjithatë, nëse ai të paktën ka pasur lidhje me transportin ndërkombëtar, drejtues të tjerë kanë diploma për gjeografi, kimi, psikologji, madje mes tyre edhe një drejtor veteriner.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA BUZËQESH"/ Sot u kryen 10791 vaksinime, shkon në mbi 230 mijë numri total i personave të vaksinuar
Previous article "KOHA E RRUMPALLËS KA VDEKUR"/ Rama thirrje kontrollorëve të Rinasit: Kush nuk kthehet nesër në punë, s'ka më vend në Albcontroll

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT