Olsi Karapici, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka qenë një nga demokratët e shumtë që qëndronin në zyrë në seli gjatë kohës së protestës dhe ka zbuluar në ‘Repolitix’ se ka qenë ai një nga personat që ka kërkuar ndërhyrjen e policinë, e për këtë veprim nuk ka pasur nevojë që të pyes as Lulzim Bashën e as Gazment Bardhin. Ai thotë se këtë gjë e ka bërë sepse ishte i shqetësuar për atë që po ndodhte në seli.
“Unë e kam marrë në celular jam filan fisteku, e kam marrë në 12:59, kam qenë me forumin rinor, familjarët kanë qenë shumë të shqetësuar. E kam marrë me ndërgjegje të plotë, s’kam pse të marrë leje Bashës apo Bardhit, besoj që Bardhi e ka marrë në celular policinë. Nuk vazhdohet me sulme, ta mora ta lash, të shkohet në gjykatë. Nga Policia më thanë “do ta shqyrtojmë”, tha Karapici.