Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi ka bërë thirrje që nga Uashingtoni në drejtim të protestueësve të opozitës. Apeli i Brozi ka qënë që të zhvillohet një protestë e qetë e paqësore, larg dhunës që u intereson të gjithë atyre politikanëve që kanë frike nga reforma në drejtësi.
“U bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë që të protestojnë paqësisht dhe të dëshmojnë se janë të denjë t’i bashkohen familjes së Bashkimit Europian për të cilën ne shqiptarët ëndërrojmë që prej shumë vitesh.
Vecanërisht u bëj apel protestuesve që të mos bien pre e atyre politikanëve që bëjnë thirrje për dhunë e shkatërrim.
Protestat qytetare e paqësore janë shprehje e demokracisë, ndërsa dhuna e cfarëdo natyre qoftë është në interes vetëm të atyre politikanëve të korruptuar që po i frikësohen dhe duhet t’i frikësohen përditë e më shumë Reformës në Drejtësi. Ata duan ta sabotojnë edhe pranimin e Shqipërisë sonë të dashur në Bashkimin Europian.
U bëj apel drejtuesve dhe forcave të policisë që të mos bien në grackën e provokimeve që mund të bëhen gjatë protestës, por të veprojnë me profesionalizëm e gjakftohtësi në respektim e zbatim të ligjit”, bën apel Brozi nga SHBA