Ambasada Amerikanë në Tiranë ka reaguar pas thirrjeve të opozitës për pjesmarrjen në tubimin e 16 shkurtit, ku përflitet se mund të ketë dhe akte dhune.
“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.”, shprehet ambasada e SHBA.


