• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA E 16 SHKURTIT/ Policia REFUZOI 4 herë kërkesën e PD-së: Arsyet tuaja, jashtë rasteve…
Home
Sociale

PROTESTA E 16 SHKURTIT/ Policia REFUZOI 4 herë kërkesën e PD-së: Arsyet tuaja, jashtë rasteve…

14 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Mes Partisë Demokratike dhe policisë së Tiranës ka pasur 4 korrespondenca dhe replika por situata nuk ka ndryshuar.

News24 ka siguruar kërkesën e opozitës bërë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, e cila njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.

Në korrespondencat me policinë, Partia Demokratike argumenton se vendimi për refuzimin e lejes është arbitrar dhe pa asnjë bazë ligjore.

“Ju njoftojmë se tubimi i datës 16 shkurt do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në sheshin para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe rruga “Ismail Qemali”. Caktimi i vendit të tubimit është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Për këtë arsye ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi, sqaron PD.

Në shkresën e policisë thuhet se refuzon që të japë leje për protestën e opozitës në koordinatat e caktuara pasi: Hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës” të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, gardës së republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”

Por Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi, e ka konsideruar të pabazuar në ligj përgjigjen e policisë.

“Arsyet tuaja dalin jashtë rasteve të parashikuara në ligj dhe si të tilla përbëjnë kufizim të paligjshëm dhe të papranueshëm të lirisë së tubimit”,-sqaron policia.

Duke marrë shkas nga përgjigjja e policisë së Tiranës, opozita i ka kujtuar policisë se në Lulishten para Piramidës, Partia Socialiste ka hapur fushatën për zgjedhjet e Qershorit 2017, duke vënë në dukje se refuzimi për opozitën ka arsye politike dhe jo ligjore dhe për këtë arsye Partia Demokratike nuk do ta marrë në konsideratë. (foto ilustruese)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËRBIME FALAS/ Klinika Stomatologjike Universitare ofron mundësinë...
Previous article RAPORTI PËR POLITIKËN MONETARE/ BSH: Kursi këmbimit, i stabilizuar

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT