• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E 16 SHKURTIT/ Bashkia Lezhë detyron të gjithë punonjësit e administratës të jenë pjesëmarrës
Home
Politikë

PROTESTA E 16 SHKURTIT/ Bashkia Lezhë detyron të gjithë punonjësit e administratës të jenë pjesëmarrës

5 February, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Të gjithë punonjësit e Bashkisë së Lezhës janë lajmëruar se në datën 16 shkurt duhet të jenë me detyrim të pranishëm në protestën e opozitës në Tiranë.

Përfshirja e administratës së bashkive të drejtuara nga PD dhe LSI, së bashku me militantët dhe forumet rinore, ka si synim që të rrisë artificialisht numrin e pjesëmarrësve në protestën e opozitës.

Burime brenda Bashkisë së Lezhës bënë me dije për “Lexo.al” se zëvendëskryetarja Alfrida Marku është ngarkuar me organizimin dhe përpilimin e listave të pjesëmarrësve.

Gjatë këtyre diteve, Marku është treguar shumë aktive në takimet me militantët e zonës, duke përpjekur që të grumbullojë sa më shumë protestues, të cilëve u ofrohen edhe shpërblime.

I njëjti zell shfaqet edhe në rrjetet sociale, ku zëvendëskryetarja gjithashtu poston në mënyrë të përditshme statuse në të cilat fton sa më shumë njerëz t’i bashkohen protestës.

Nga Bashkia, rekrutimi është deleguar edhe tek administratorët, që operojnë në zonat rurale.

I tillë është administrator i Kallmetit, Ndue Zefi, që gjithashtu po organizon militantët e zonës së tij për të ardhur në kryeqytet me autobusa falas.

Edhe në Balldren, Soveljan Kosova, është duke bërë të njëjtën gjë dhe siç dëshmon edhe profili i tij në “Facebook”. Për të bindur sa më shumë banorë, Partia Demokratike është duke shpërndarë edhe shpërblime.

E njëjta situatë është duke u verifikuar edhe në komunat e tjera, përfshi Ongrej, Blinisht, Dajç, Kolsh, Shënkoll apo Zejmen.

Në terren kanë dalë edhe këshillatarët. Paulin Marku është duke përdorur edhe televizionet lokale, ku Partia Demokratike ka blerë kohë reklame, për t’i lëshuar thirrje njerëzve që të bashkohen. https://www.youtube.com/ëatch?v=Ig7RcEëkHxc&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2IrE0ukvXqQVxbt14mTuRYkpPAE7lBYMQI7DiosIhdjK11lDpO9eSSR5Y

E gjithë kjo bëhet me qëllim që protesta të jetë sa më masive, për të krijuar sërish një situatë tensioni në vend në prag të zgjedhjeve vendore.

Skenari i Partisë Demokratike është që të mbajë situatën e tensionuar, për disa muaj me radhë, duke nxitur një valë protestash të vazhdueshme anembanë vendit. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI I RËNDË/ Juventusi rrezikon të humbasë yllin për sfidën ndaj... (FOTO)
Previous article KRIZË E THELLË TEK INTERI/ Wanda Nara thur elozhe: Ti je një nga ata kapitenë që...

k.autor

Postime të ngjashme

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë Politikë

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu Politikë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe... Aktualitet

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT