• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA/ BE mesazh të fortë opozitës: DHUNA përgjegjësi e drejtuesvë. Dënojmë…
Home
Breaking News

PROTESTA/ BE mesazh të fortë opozitës: DHUNA përgjegjësi e drejtuesvë. Dënojmë…

8 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Mattheë Palmer ka ardhur edhe reagimi i një tjetër përfaqësie ndërkombëtare mbi protestën që mbahet sot nga opozita.
Delegacioni i BE në vendin tonë për të disatën herë paraljmëron organizatorët e protestës (PD-LSI) që të mos ketë dhunë, sikurse ka ndodhur në protestat e mëparshme.

Në komunikimin e BE thuhet ndër të tjera se protesta është një e drejtë të cilën mund ta ushtrojë çdo subjekt politik, organizatë, etj, por ajo duhet të jetë paqësore e të mos degjenerojë në dhunë ndaj Policisë dhe institucioneve.

“Hedhja e lëndëve plasëse është e patolerueshme.Organizatorët do mbajnë përgjegjësi”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e BE.

Deklarata e plotë:

Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISLANDË-SHQIPËRI/ "Panik" në zonën e islandezëve, Balaj shpërdoron mundësinë e "artë" (VIDEO)
Previous article LIVE/ Islandë-Shqipëri, Balaj shpërdoron një mundësi të artë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash Aktualitet

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT