• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA, Basha: Ja prova që duhet të kalojë me sukses LSI që të jetë…
Home
Shqipëri

PROTESTA, Basha: Ja prova që duhet të kalojë me sukses LSI që të jetë…

10 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në emisionin Fakt në Syri.net se Edi Rama ka vendosur fatin politik në momentin që ka bërë paktin me krimin. Basha tha se tashmë i takon shqiptarëve që të bëjnë realitet një orë e më parë këtë fat politik të Ramës.

Basha theksoi se një qeveri pa Edi Ramën është një parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Nuk ka asnjë dilemë, qëllimi i PD dhe aleatëve të saj, LSI dhe çdokujt tjetër është largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Madje edhe socialistët ndjehen të turpëruar nga kjo gjendje. Në Kuvend ka deputetë të PS-së që ndjehen të turpëruar”, tha Basha.

Në vijim, kreu demokrat tha se Rama nuk mund të bëjë njëkohësisht edhe t’i shërbejë Shqipërisë dhe t’i shërbejë krimit, pasi ai ka bërë zgjedhjen e dytë.

Në lidhje me bashkëpunimin me LSI-së, Basha tha se ajo ka qenë në pushtet me Edi Ramën, por për fatin e mirë, ato janë vetëdijësuar për pjesën e tyre të përgjegjësisë, sikundër ka një angazhim total për t’u përballur me Ramën.

“Të paktën këtë kanë deklaruar deri më tani, tashmë protestat që do të vijnë janë një provë që ata duhet ta kalojnë me sukses. Ne duhet të çlirojmë qeverisjen, Shqipërinë, shoqërinë, familjen shqiptare nga krimi”, tha Basha. Sipas tij, çdo energji opozitare duhet të bashkohet pasi ky është një parakusht për të fituar betejën e të mirës ndaj të keqes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klevis Balliu sfidon Nard Ndokën. VIDEO që po ÇMEND rrjetin. Shikoni çfarë thotë
Previous article SHPËRTHIMI NË POGRADEC/ Detaje të reja për eksplozivin në peshkarexhë. Ja emri i vënësit

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt Politikë

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT