Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se protesta e radhës së opozitës së bashkuar, do të ndodh rrëzimi i qeverisë. Në një takim me simpatizantët e PD në Ish- Kinostudio, Basha tha se të dielën do të largojnë Ramën nga posti i kryeministrit dhe do të çlirohet Tirana.
“98% e sipërmarrësve kanë një pyetje, kur do ta hidhni kur do ta rrëzoni? Të dielën do ta rrëzojmë Ramën, do çlirojmë Tiranën”, tha Basha.