• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Balla: Berisha ka në repertor dhe tritolin në shtyllat e tensionit. Shqipëria s’ka pasur kurrë ministre femër
Home
Politikë

PROTESTA/ Balla: Berisha ka në repertor dhe tritolin në shtyllat e tensionit. Shqipëria s’ka pasur kurrë ministre femër

15 December, 2020 F.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, ku përveçse i faturon atij dhe Ilir Metës dhunën në protestat e fundit, shton se në repertonin e Berishës janë edhe vendosja e tritolit dhe dinamitit të shtyllat e tensionit të lartë para viti të ri.

Në një intervistë për Report Tv, Balla komentoi edhe faktin se pse në vendimin e qeverisë vrasje e Klodjan Rashës, u cilësua  si “vdekje aksidentale” duke thënë se ajo cilësohet e tillë por rrethanat do i saktësojë drejtësia.

Balla shprehet se duhej ky saktësim në mënyrë që qeveria të merrte më pas vendimin për dhënien e ndihmës sociale. Deputeti socialist tha se dhuna është e nxitur dhe orkestruar nga opozita pasi, Berisha kërkon përplasje me policinë dhe arkivol të tjerë.

“Ky rast nuk ka ndodhur gjatë ekzekutimi të një aksioni policor ku për shkak të një rikoshetë apo një arsye tjetër, kjo është një vrasje aksidentale në kushtet dhe rrethanat që do i saktësojë drejtësia. Si do e përkufizonte ndryshe qeveria për të mundësua dhe marrjen enjë vendimi të qeverisë.  Në aspektin politik kemi marrë të gjitha përgjegjësitë që na takojnë. Ka dy ngjarje që kanë në thelbin e tyre humbjen e jetës, ka një ngjarje në 2020 ku një punonjës policie i mori perëndia mend dhe ka qëlluar mbi një person. Ka dhe një ngjarje të 2011 ku unë me dhjetëra mijëra ishim në protestë ku kurrsesi në asnjë rrethanë nuk mund të krahasohet me këto lloj protestash dhe mbi turmë është qëlluar dhe janë vrarë 4 persona. Këtu as nuk u bë fjalë që urdhër-arrestet të ekzekutoheshin dhe urdhër-dhënësit u graduan për urdhrin që dhanë, në rastin tonë ministri dha dorëheqjen. Dorëheqjen e Veliut e kërkon Berisha e Meta. Urdhri për dhunë në protesta është orkestruar nga Ilir Meta. Për fat të mirë situata në Shkodër ka mbetur vetëm me disa dëme në selinë e PS por skenari ka qenë të përplaseshin me policinë , ajo ka vepruar me maturi. Berisha nga këto protesta kërkon arkivole të tjera. Unë dyshoj dhe mos qoftë e vërtetë , se në repertorin e Berishës janë edhe tritoli e dinamiti te shtyllat e tensionit të lartë para viti të ri. Këtu nuk bëhet fjalë për protestë popullore, ajo nisi me disa djem e vajza , por që dhuna që e shoqëroi më pas nuk ishte dhunë ë tyre, por dhuna e orkestruar nga Berisha. Nuk është përgjegjësi e ministrit ajo që ka ndodhur, por akti moral për të dhënë dorëheqjen duhet përshëndetur. Ne ndjejmë një përgjegjësi morale se si një punonjës policie ka kryer një krim me armën e shtetit, por në 2011 ndodhi një gjë e tillë por nuk u morr asnjë përgjegjësi”, tha Balla.

I pyetur nëse ministri Brendshëm do të jetë një emër burri apo femre, Balla tha se Shqipëria nuk ka pasur kurrë një ministre femër.

“Sa herë që ka vakancë të postit të Ministrit të Brendshme mua më vihet para mikrofoni. Mund të them se kryeministri po bën konsultat dhe se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë një ministre femër”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WOLVES-CHELSEA/ "Blutë e Londrës" kërkojnë rikthimin tek rezultatet pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article E ARDHMJA TEK LAZIO E PASIGURT/ Vedat Muriqi kërkohet nga klubi i njohur europian...

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT