Një rrjet prostitucioni që shfrytëzonte gra ukrainase dhe ruse është shkatërruar në Greqi.
Mediat greke raportojnë se rrjeti kishte qendrën në një lokal në Greqinë veriore, ku gratë detyroheshin të punon si prostituta. Të rejat ishin kryesisht ruse dhe ukrainase, të cilat bindeshin të udhëtonin drejt shtetit helen me premtimin për të punuar si kameriere me një pagesë të mirë, por më pas merreshin peng, dhunoheshin dhe detyroheshin të shërbenin si skllave seksi për përfitime monetare.
Një 25-vjeçare ukrainase tregoi se detyroheshin të punonin kundrejt një pagese që shkonte rreth 50-60 euro, ndërsa shfrytëzuesit i dhunonin dhe u bënin presion gjatë gjithë kohës duke i kërcënuar se do i vrisnin. Ata duhet të joshnin klientët në lokal dhe të bindnin ata për të kryer marrëdhënie në këmbim të parave. Në të kundërt dhunoheshin nga tutorët.