• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROSTITUCIONI/ Si po detyrohen nga BASHKËSHORTËT femrat SHQIPTARE: Nga një 12 vjeçare tek klientët e… (RASTET)
Home
Sociale

PROSTITUCIONI/ Si po detyrohen nga BASHKËSHORTËT femrat SHQIPTARE: Nga një 12 vjeçare tek klientët e… (RASTET)

2 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shumë njerëz mendojnë se “skllavëria” ka përfunduar 200 vjet më parë dhe njerëzit e mendojnë skllavërinë si diçka që ka të bëjë me zinxhirët, litarët apo gjëra të ngjashme.
Por skllavëria sot ka tjetër portret. Ajo ka të bëjë me shfrytëzimin e njerëzve si mallra që shiten, në rastin konkret atë të femrave që shpesh bien pre e rrjetit të prostitucionit.


Çfarë ndodhi në Kukës:
Shkoi të vriste me armë zjarri të dashurin e bashkëshortes, të cilën e kishte marrë në shtëpi dhe bashkëjetonin prej disa ditësh, arrestohet 30-vjeçari.

Ngjarja ndodhi dje në qytetin e Kukësit, madje në sy të tre fëmijëve të tij të mitur, të cilët e shoqja i kishte marrë me vete para se të largohej prej tij. I arrestuari është shtetasi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë hetimeve rezultoi se ai e shfrytëzonte për prostitucion të shoqen në Kosovë dhe kjo dyshohet të jetë bërë edhe shkak që 25-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve të tentojë të largohej prej tij. Prej disa ditësh ajo ishte zhvendosur në banesën e 23- vjeçarit nga Kukësi me inicialet K.K.. Ky i fundit, sipas të dhënave e kishte pranuar të dashurën e tij bashkë edhe me tre fëmijët e saj.

15 vite më e vogël
Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Katerini të Greqisë pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten e tij, po shqiptare.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari prostituonte gruan e tij 30-vjeçare në këmbim të shumave monetare.

Në momentin e arrestimit, policia i gjeti dhe sekuestroi atij 230 euro si dhe i sekuestroi automjetin të cilin e përdorte për aktivitetin e jashtëligjshëm.

Sipas hetimeve, 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vepronte profesionalisht dhe kishte shfrytëzuar gruan e tij në klientë të ndryshëm për 6 muaj me radhë.

Në Kavajë:
Ajo që nisi si një lidhje dashurie, u kthye në makth për një vajzë të re në Kavajë, e cila ka denoncuar në polici njeriun me të cilin jetonte.

E.B., 24 vjeçe, u paraqit në komisariatin e Kavajës gjatë ditës së djeshme, duke denoncuar 31-vjeçarin M.B., banues në Kavajë, se ka shfrytëzuar si prostitutë.

Ajo tha se nëpërmjet dhunës detyrohej të shkonte me klientët që i gjente 31-vjeçari, për të cilët ai merrte pagesën. Vajza rrëfeu se bashkëjetuesi i saj ushtronte dhunë në mënyrë sistematike ndaj saj, si dhe e shfrytëzonte për prostitucion.

U shit 12 vjeçe nga prindërit, burri e shfrytëzoi për prostitucion

E shitur në martesë vetëm kur ishte 12 vjeç, më pas e trafikuar nga bashkëshorti si prostitutë. Kjo është historia e Arjanës, një vajzë shqiptare që ka rrëfyer skllavërinë e saj për rrjetin “Sky News”.

Për të mbrojtur identitenin e saj, redaksia e “Sky News” i ka ndryshuar emrin, teksa Arjana rrëfen të gjitha vuajtjet që i nisën shumë herët kur ishte ende fëmijë.

Ajo përshkruan me dhimbje momentin kur bashkëshorti e detyroi të punonte si skllave seksi në vende të ndryshme të Europës, deri kur me ndihmën e një të afërmi arriti të largohej në Britani.
“Nuk doja të përdoresha seksualisht nga të gjithë ata meshkuj, e kush do, por nuk kisha zgjidhje tjetër, ai më rrihte. Në atë kohë nuk ndihesha njeri, thjesht një kafshë” tregon vajza shqiptare.
AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË BELSH/ Kur policinë e zëvëndësojnë DY KARRIGE dhe një...
Previous article Me ardhjen e Niko Kovac, te Bayern Munichen nis "revolucioni"

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT