Sot në Belsh Kryeministri zhvilloi një takim me banorët e këtij qyteti. Dhe natyrisht që në këto lloj rastesh merren masa. Është si ajo shprehja: Situata të jashtëzakonshme, kërkojnë masa të jashtëzakonshme…
Kjo foto që shihni më poshë ka qënë edhe domethënia konkrete e shprehjes.
Me siguri, Rama do ketë qënë shumë pranë kur kjo “perlë” është shkrepur. Ja se si e rregullojnë trafikun në Belsh… Me mjete që gjendet…Aty!
Në dy karrike lidhet një shirit që i “tregon” qytetarëve dhe automjeteve që të mos kalojnë në atë zonë.
E përderisa askujt nuk i bën pershtypje, duket se janë mësuar… Njëherë me karrige, njëherë me ndonjë stol, e ku i dihet, nëse shihni ndonje shirit të lidhur me frigoriferin, mos u habisni!
Dikush i rëndësishëm po vjen në qytet!
AlpeNews.al