Katër të dënuar për prostitucion, trafik droge, vjedhje me armë dhe grup të strukturuar kriminal do të duhet të deklarojnë pasurinë.
Operacoini Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë shtetasve Aldo Gorreja, Marenglen Halka, Leonard Hyka dhe Redon Koni.
Aldo Gorreja banues në Divjakë është dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai është arrestuar në shkurt të 2017.
Marenglen Halka banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Leonard Hyka banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;
Redon Koni banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Këta persona janë subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


