• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPOZON ISH KËSHILLTARIN E BERISHËS NË KRYE TË KLSH/ Ilir Meta: Jam i bindur në drejtësinë e vendimit tim
Home
Politikë

PROPOZON ISH KËSHILLTARIN E BERISHËS NË KRYE TË KLSH/ Ilir Meta: Jam i bindur në drejtësinë e vendimit tim

17 July, 2019 F.autor Politikë

Presidenti i Republikës ka bërë sot propozimin e tretë për kryetar të KLSH-së.

Kreu i shtetit ka vendosur t’i propozojë Kuvendit, Petraq Milon për qenë në krye të KLSH-së.

Ky është propozimi i tretë për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas refuzimit nga mazhoranca të Vitore Tushës dhe Bahri Shahirit q% Meta i kishte propozuar më parë.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prof. Dok. Petraq Milo.

Prof. Dok. Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje.

Presidenti Meta falënderon edhe njëherë kandidatët e mëparshëm të propozuar prej Tij për postin e kryetarit të KLSH-së, znj.Vitore Tusha dhe z.Bahri Shaqiri, të cilët pranuan kandidimin e tyre, dhe është i bindur edhe sot në integritetin e lartë të tyre për drejtimin e KLSH.

Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profesionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese.

Presidenti Meta do t’ja dërgojë brenda ditës së sotme propozimin e tij Kuvendit, me besimin e plotë se do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe përgjegjshmëri, që KLSH të funksionojë në mënyrë plotësisht kushtetuese e ligjore.

Profili i Petraq Milos

·         Lindur me :    07.04.1958

  • Statusi civil : Martuar, me dy femije
  • Kontakti  :  Cel 355 68 20 80 639, e – mail : [email protected]

ARSIMIMI

  • Profesor ne Shkencat Ekonomike, Universiteti i Tiranes, 2013 dhe ne vazhdim
  • Doktor ne Shkencat Ekonomike ne Politikat e Financave Publike dhe Politika Monetare,  Ministria e Arsimit dhe Shkences te Frances, Universiteti i Auvergnes, France, 1999
    • Tema : Financimi i Deficiteve Buxhetore dhe Efektet Fiskale, Monetare dhe Makroekonomike ne Vendet e Ballkanit Jug Perendimor,
  • Master ne Politikat Ekonomike, Universiteti i Auvergnes, France 1996
  • Bachelor ne Ekonomi, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, 1998

KARIERA AKADEMIKE

  • Profesor, lektor ne Universitetin e Tiranes, nga Tetori i vitit 2013 dhe ne vazhdim
    • Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Finances,
      • Administrim Financiar i Organizatave Publike Qendrore dhe Lokale
      • Legjislacioni Tatimor
  • Instituti i Studime Europiane, Zgjerimi Europian, Politikat Sociale, Fiskale, dhe te Punes
  • Charge d’Enseignement, Lektor, Universiteti i Auvergnes, CERDI, France, nga viti 2002 dhe ne vazhdim, Politikat Fiskale dhe te Administrimit Financiar

KARIERA PROFESIONALE

  • Lektor, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, nga viti 2013 dhe ne vazhdim
  • Antar i Bordit Mbikqyres se Bankes se Shqiperise, nga 2011- 2018
      • Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Shqiperise
  • Keshilltar i Kryeministrit te Shqiperise, Keshilli i Ministrave, Shqiperi, nga Tetori i vitit 2005 deri ne Gusht te vitit 2013(Koha e Berishës në pushtet)
    • Keshilltar i politikave fiskale dhe te administrimit te financave publike qendrore dhe lokale
    • Keshilltar i politikave te sektorit financiar bankar dhe financiar jo bankar
  • Drejtues i Projektit te Permiresimit te Administrimit te Huaj, EU, Delegacioni Europian Tirane, ne 2005
  • Drejtues i Autoritetit Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2004 deri ne Janar 2005
    • Pergjegjes per hartimin e politikave fiskale dhe te financave publike
    • Pergjegjes per hartimin e politikave te administrimit dhe auditimit te burimeve financiare publike
    • Drejtues i Sekretariatit te Keshillit Ekonomik dhe Fiskal, organ i perbashket i drejtuesve te UNMIK-EU Shtylla e 4, dhe drejtuesve te Qeverise se Kosoves
    • Antar i Bordit te Autoritetit Bankar te Kosoves, perfaqesues i UNMIK – EU Shtylla 4,
      • Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Kosoves
  • Drejtues i Departamentit te Politikave Fiskale, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2003 deri ne Janar 2004
  • Drejtor i Departamentit te Buxhetit te Pergjithshem, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU Shtylla 4, Kosove, nga Maj 2000 deri ne Dhjetor 2002
  • Konsulent Financiar i Projekteve, Agjensia Franceze e Zhvillimit, France 2000
  • Konsulent i Financave Publike, Maxwell Stamp Office, Londer, 1999
  • Kerkues Shkencor ne PhD, CERDI, Universiteti i Auvergnes, France, Tetor -Qershor 1999
  • Konsulent Ekonomist, Zyra e Drejtorit, Country Department 2, Europe & Central Asia Region, Banka Boterore, Washington DC, Prill- Shtator 1996
  • Drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Buxhetit, Ministria e Financave, Shqiperi Dhjetor 1993 – Shtator 1994
  • President i Komitetit te Borxhit Publik, Ministria e Financave, 1994
  • Drejtor i Drejtorise se Parashikimeve Makroekonomike, Ministria e Financave, Shqiperi, Qershor – Dhjetor 1993
  • Drejtor i Drejtorise se Pagave dhe Cmimeve, Ministria e Financave, Shqiperi nga Korriku 1991 deri ne Qershor 1993
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" I MOSHUARI NË KUKËS/ Tenton të djegë me benzinë FAMILJEN: Do i vë...
Previous article PROFILI/ Kush janë prokurorët e SPAK dhe dosjet e bujshme që ata zgjidhën

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT