• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPOZIMI PËR GJYKATËN E LARTË/ Presidenti Trump paralajmëron datën: Do të vendos me…
Home
Nderkombetare

PROPOZIMI PËR GJYKATËN E LARTË/ Presidenti Trump paralajmëron datën: Do të vendos me…

3 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se është takuar me katër kandidatë “shumë mbresëlënës” për Gjykatën e Lartë dhe se në 9 korrik do të njoftojë emrin që pritet të zëvendësojë gjykatësin e dalë në pension Anthony Kennedy.

Të hënën zoti Trump u tha gazetarëve në Uashington se kandidatët me të cilët u takua janë “njerëz të jashtëzakonshëm në shumë aspekte, jo vetëm nga pikëpamja akademike”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders njoftoi se zoti Trump u takua të hënën me secilin kandidat për rreth 45 minuta. Ajo nuk i bëri publike emrat, por tha se presidenti po kërkon dikë që të mbështesë Kushtetutën amerikane dhe që ka “intelektin” dhe “temperamentin” e duhur.

E pyetur nëse zoti Trump po kërkon një kandidat që do të përmbyste një vendim të Gjykatës së Lartë lidhur me abortin, të njohur si Roe kundër Wade, zonja Sanders përsëriti se presidenti nuk po i pyet kandidatët lidhur me pikëpamjet e tyre mbi të drejtat e abortit.

“Presidenti është pro-jetës, por në aspektin e procesit të zgjedhjes së një kandidati për Gjykatën e Lartë, siç tha vetë ai javën e kaluar, nuk po diskuton çështje specifike me ta“, tha zonja Sanders.

Zoti Trump tha të premten se ai mendon se çështja Roe kundër Wade është “e papërshtatshme për t’u diskutuar”.

Ai tha gjithashtu se lista e tij përfundimtare e kandidatëve të mundshëm për Gjykatën e Lartë përfshin edhe dy gra.

Të hënën, udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer, në një opinion të shkruar për gazetën “The New York Times” shprehej se njerëzit duhet t’i bëjnë presion senatorëve të kundërshtojnë ata kandidatë të Gjykatës së Lartë të cilët do të përmbysnin të drejtën për abort. Zoti Schumer tha se shumica e senatorëve e mbështesin këtë të drejtë.

Të hënën një sondazh i ri, tregoi se 63 për qind e votuesve amerikanë janë dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane të dhënë në rastin Roe kundër Wade, i cili legalizoi abortin në të gjithë vendin. 31 për qind e amerikanëve nuk pajtohen me vendimin, sipas sondazhit kombëtar të zhvilluar nga universiteti Quinnipiac.

Sipas gjetjeve të sondazhit 50 për qind e amerikanëve mendojnë se Gjykata e Lartë është e motivuar kryesisht nga politika, ndërsa 42 për qind mendojnë se ajo vepron bazuar në ligj. Anketimi u bazua në përgjigjet e marra me telefon nga 1,020 persona me të drejtë vote në mbarë vendin prej datës 27 qershor deri më 1 korrik.

Largimi i gjykatësit Anthony Kennedy, i jep zotit Trump një mundësi për të bërë një emërim të dytë në gjykatën më të lartë të vendit.

Në janar të vitit 2017 zoti Trump emëroi gjykatësin Neil Gorsuch. Javën e kaluar presidenti tha se po kërkon një person që i ngjan zotit Gorsuch, duke thënë se ai ishte një “njeri i jashtëzakonshëm” për Gjykatën e Lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA E EMRIT TË RI/ Ministri grek Kamenos: Nuk do të lejoj që të nënshkruhet pakti i...
Previous article Shikoni sa shumë të famshëm shqiptarë festojnë sot ditëlindjen! Nga Getoari deri tek Kryeministri i... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT