• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPOZIMI I HAJDARIT PËR LISTAT/ Gjiknuri i përgjigjet: Drafti i PS garanton hapjen e tyre 100%! I gatshëm ta diskutojmë, por të presim edhe opozitën
Home
Politikë

PROPOZIMI I HAJDARIT PËR LISTAT/ Gjiknuri i përgjigjet: Drafti i PS garanton hapjen e tyre 100%! I gatshëm ta diskutojmë, por të presim edhe opozitën

21 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur Rudina Hajdarit për mbledhjen e së martës duke i kërkuar që t;i lihet më shumë kohë opozitës jashtëparlamentare.

Gjiknuri kërkon që opozita jashtë parlamentit të sjellë propozimet në Këshill Politik, ashtu siç kanë bërë tashmë PS dhe Hajdari në emër të Nismës ‘Thurje’.

Por Gjiknuri paralajmëron se në rast se opozitëa jashtëparlamentare vijon të refuzojë ftesën për të kontribuar, atëhere opozita parlamentare mund të vijojë të propozojë amendamentet dhe t’i bëjë pjesë të diskutimeve që do të zhvillohet padiskutim në Komisionin e Ligjeve.

Në fakt, Gjiknuri ka lënë një afat mbledhjen e fundit deri më 30 shtator teksa tashmë i kërkon Hajdarit që të dorëzojë një kopje të draftit të saj me amendamentet përkatëse.

NJOFTIMI NGA DAMIAN GJIKNURI

E nderuar zonja Hajdari,

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Partia Socialiste depozitoi amendamentet e saja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si reflektim i ndryshimeve Kushtetuese të hyra tashmë në fuqi. Amendamente që në gjykimin tonë garantojnë plotësisht parimet kushtetuese për hapjen 100% të listave ashtu sikurse sigurojnë të drejtën e çdo qytetari për të vlerësuar nominalisht me votë preferenciale secilin kandidat e më tej duke ri rënditur listën përpara ndarjes përfundimtare të mandateve. Gjithësesi, duke konfirmuar se jemi plotësisht të gatshëm të diskutojmë rreth propozimeve tona me synim arritjen e një produkti me konsensus sa më të gjërë, në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës kërkova nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik që të sjellin opinionin në raport me draftin tonë ose propozime alternative.

Gjej rastin të ju falenderoj që Ju zonja Hajdari ju përgjigjet pozitivisht thirrjes për të kontribuar në mënyrë aktive, me propozime konkrete. Duke qenë se Këshilli Politik u krijua si strukturë ekstra-parlamentare, me synim primar përfshirjen e kontributit të opozitës jashtëparlamentare në procesin e reformës zgjedhore, do kërkoja mirëkuptimin tuaj për ti dhënë kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin dhe ata propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Duke patur kontributin konkret me drafte nga të gjitha palët në Këshill, mund të kryejmë më pas procesin e negocimit në këtë strukturë ekstra-parlamentare, për një produkt me konsensus sa më të gjërë të mundshëm.

Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithësesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për ti bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.

Duke ju ftuar të depozitoni një kopjo të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, mbetemi në pritje që opozita jashtëparlamentare të depozitojë në Këshillin Politik ose në Kuvendin e Shqipërisë propozimet konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të 30 Korrikut.

Faleminderit,

Damian Gjiknuri

Përfaqësues i Partisë Socialiste

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË POGRADEC/ Infektohen 3 punonjëse fasonerie, 2 infermiere dhe 1 nxënës
Previous article TAYNA BËHET NOSTALGJIKE/ Ndan me ndjekësit kombinimet e saj më të preferuara gjatë koncerteve apo xhirimeve (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali Aktualitet

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës Aktualitet

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT