Nga rubrika “Përgjigjja ime” në Facebook, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë si e bindi ish-ministrin e Financave të PD, Ridvan Bode që të pranonte propozimin për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Reagimi i kreut të qeverisë ka ardhur pas një komenti të një ndjekësi në rrjetin social, i cili i drejtohet Ramës se me emrin e Ridvan Bodes po bën diverson ndaj demokratëve.
Një person me emër profili Ismet London i shkruan Ramës:”…shif ato qi s’kanë buk me honger si i ke lon ke rruga me polica dhe do me ju prish shpiat dhe mos bo diverzion me Ridvan trathtarin…”
Ndërsa Rama rendit arsyet e propozimit të Bodes dhe thekson se komunikimi i tij i vetëm me ish-ministrin e PD ka qenë përmes një mesazhi telefonik, të cilit Bode, siç shprehet Rama, i është përgjigjur pozitivisht.
Kryeministri thekson se pas daljes së emrave zyrtarë, PD e shpalli tradhtar ish-ministrin e saj të Financave.
“O Ismet, more Ismet, Ridvan Boden e kam takuar vetëm njëherë në jetë, pa asnjë lidhje me politikën, kur ishte deputet i thjeshtë. Shumë kohë më pas kur në kabinet po përgatismin propozimet e qeverisë për tre anëtarët, i kam çuar një SMS interesimi për kandidaturën e tij. Ish-ministri i financave për shumë vite i është përgjigjur pozitivisht. Kur dje emrat dolën rezultatet zyrtare, Bode u shpall tradhtar nga partia e tij. Kadrizmi politik i SHQUP është shtrirë me shpejtësi edhe në këtë faqe ku ti Ismet më ke përcjellë mua përveç ngjyrave ‘flamurnokiste’ të fjalorit ”shquparak’ të njohura e tërë neverinë e kadri-partisë tënde për tradhtarin.
S’do kisha humbur asnjë sekondë me ty Ismet, sepse ti s’je as Sali dhe as Kadri, por je një profil false. Me ty s’kam asgjë. Vazhdo merri ajër kësaj toke. S’do kisha humbur asnjë sekondë as për t’i dalë në mbrojtje ish-ministrit të PD, aq më tepër që Ridvan Boden nuk e kam propozuar përsa shumë ka luftuar politikisht kundër qeverisë tonë dhe meje në parlament. S’e kam propozuar as për ta larguar si udhëheqës politik në fushata si në Qarkun e Korçës ku e hoqi PD dhe na u bënë më të lehta si fushatat ashtu edhe fitores. Arsyeja e propozimit tim, dhe a e ka tradhtuar ai partinë, apo partia atë, këtë debat bëjeni në klubin e SHQUP-it aty ku bisedoni me Babalen, dëshmitarin X e kadrinjtë e tjerë. Ndërsa BSH nuk është as e partive dhe as e kadrinjve.
Flamuri i vetëm është ai i interesave kombëtare. Të jesh i propozuar për të kontribuar në bordin e BSH duhet thjesht të jesh një profesionist. Abren Malaj dhe Ridvan Bode janë dy ish-ministra, sot jashtë rolit partiak, por kur vjen puna te proceset vendimmarrëse të BSH, janë dy figura të vlefshme në shërbim tëpolitikës monetare të vendit tonë. E thënë ndryshe për ty Ismet, shërbëtorë të zellshëm të partisë tënde si Flamur Kadriu apo Kadri Noka, partia mund t’i propozojë në…
Frymorët besnikë të atij lloji janë aq të padobishëm. S’kemi qenë dhe s’do jemi kurrë njësoj, sepse ne, PS, e kemi vënë gjithmonë interesin e vendit dhe të shtetit të parin. Edhe këtë herë, duke propozuar Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH zgjedhim t’i shërbejmë bankës dhe jo partisë”.


