• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Propozimi ERALIUS: Të “djegurit” nga VETTINGU të mos bëhen avokatë, kriteret ndaluese…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Propozimi ERALIUS: Të “djegurit” nga VETTINGU të mos bëhen avokatë, kriteret ndaluese…

6 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, është pozicionuar kundër lejimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të përjashtuar nga drejtësia për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, që të ushtrojnë profesionin e avokatit. EURALIUS i ka kërkuar Kuvendit që të ndalojë me ligj gjyqtarët dhe prokurorët e ‘djegur’ nga Vetingu, për t’u kthyer në gjykata, tashmë si avokatë.

Propozimi i EURALIUS reflektohet në një raport të Komisionit të Ligjeve për projektligjin për profesionin e avokatit. Fillimisht, Komisioni i Ligjeve e pranoi një propozim të tillë, por befas, ndryshoi mendje disa ditë më pas, duke u pozicionuar në anën e avokatëve dhe të gjyqtarëve e prokurorëve që po shkarkohen dhe do të shkarkohet nga detyra, kryesisht për mosjustifikimin e pasurive me dokumentacion ligjor.

“Një çështje tjetër e diskutuar në Komision lidhet me faktin nëse si kriter për fitimin e titullit profesional të avokatit do të përfshihej sugjerimi i misionit EURALIUS, sipas të cilit kandidati për fitimin e titullit avokat nuk duhet të jetë shkarkuar nga një funksion publik me vendim të organit disiplinor kompetent”, thuhet në raport. Më tej, në raport sqarohet qëndrimi kundër i Dhomës së Avokatisë dhe të formulimin e neneve nga Komisioni i Ligjeve, i cili hedh poshtë propozimin e EURALIUS.

“Lidhur me këtë sugjerim, Dhoma e Avokatisë u shpreh me rezerva ndaj këtij propozimi, pasi profesioni i avokatit është një profesion i lirë, i vetërregulluar në ushtrimin e të cilit nuk mund të përjashtohen personat e larguar nga ushtrimi i funksionit me vendim të një organi administrativ, duke sjellë në vëmendje se është gjykata që në vendimin e formës së prerë mund të japë si dënim plotësues, heqjen e të drejtës për ushtrimin e një veprimtarie, si dhe faktin që masa displinore i nënshtrohet afateve të parashkrimit. Komisioni lidhur me këtë çështje, vendosi që formulimi të jetë sipas draftit integral të rakorduar ndërmjet relatorit dhe propozuesit, sipas të cilit kandidatët për avokat nuk duhet të jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale sipas rasteve të përcaktuara nga pikat “i” deri “iii” të germës “dh” të nenit 13”, thuhet në raport.

Kriteret ndaluese
Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, ka propozuar edhe disa kritere të tjera ndaluese, të cilat janë pranuar si dhe janë reflektuar në nenin 13 të projektligjit për profesionin e avokatit. Kështu për të fituar titullin ‘avokat’, shtetasi nuk duhet të jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën nuk është rehabilituar; për një vepër penale të kryer me pakujdesi, për të cilën nuk është rehabilituar dhe që cenon figurën dhe integritetin e profesionit si dhe për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën është rehabilituar, por vepra penale cenon figurën dhe integritetin e profesionit të avokatit. Gjithashtu shtetasi nuk duhet të ketë marrë masën disiplinore të heqjes së titullit të avokatit me vendim të Komitetit Disiplinor, me përjashtim të rastit kur kjo masë disiplinore është shuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Abuzuan me tenderin dhe vodhën 8 MILIONE LEKE, dënohet me 2 vite burg, ish-kryebashkiaku në Krujë
Previous article Nëse doni që kompjuteri juaj të jetë i sigurt, ndiqni këto 7 hapa për shmangur hakimin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT