• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nëse doni që kompjuteri juaj të jetë i sigurt, ndiqni këto 7 hapa për shmangur hakimin
Home
Teknologji

Nëse doni që kompjuteri juaj të jetë i sigurt, ndiqni këto 7 hapa për shmangur hakimin

6 July, 2018 k.autor Teknologji

Teknikisht, çdo gjë që lidhet me internetin mund të piratohet. Por ka disa gjëra që mund të bëni për të mbrojtur veten dhe të dhënat tuaja nga sulmet e hakerëve. Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i shmangeni rrezikut të vjedhjes së dokumenteve tuaja.

Dyshoni te emailet

Shumë sulme kibernetike bëhen përmes fushatave të thjeshta të email­eve të infektuara. Posta elektronike është një platformë e mrekullueshme e komunikimit, sepse ju mund të çoni çdo gjë te kushdo, por mund të jetë një rrezik i madh sigurie. Zakonisht kjo bëhet duke u çuar viktimave email­e që i çojnë në faqe të rreme interneti me kërkesën për të përditësuar informacionin e tyre personal.Mënyra më e mirë për të shmangur mashtrimin është të siguroheni se dërguesi është ai që ju mendoni. Kontrolloni adresën e email­it për të parë nëse përputhet me atë që kishit menduar. Jini shumë të vëmendshëm për të kontrolluar edhe adresën IP të dërguesit.

Kontrolloni lidhjet

Mesazhet e panjohura përmbajnë lidhje me uebsajte të panjohura. Hyrja në një prej këtyre uebsajteve të panjohur mund të sjellë pasoja të padëshiruara. Ai mund të imitojë faqe që ju i besoni dhe ju bën kështu pré të lehtë. Ose mund të jetë i pasigurt dhe t’ju infektojë ndonjë virus. Nëse josheni të klikoni në një prej lidhjeve, më mirë ta dini se ku po ju çon. Mënyra më e mirë është ta kopjoni dhe ta hidhni lidhjen në një shfletues të ri për të parë se çfarë sajti është. Ato që janë të enkriptuara, janë më të sigurtat për t’u vizituar. E dini se është e sigurt nëse shihni HTTP në URL dhe një ikonë dryni.

Mos i hapni bashkëngjitjet

Një rregull i mirë për t’u ndjekur është të mos i hapni kurrë dokumentet e atashuara ose të bashkëngjitura nëse nuk jeni të sigurt se nga vijnë. Një nga mënyrat më të thjeshta për hakerët është të shkarkojnë kode virusesh në kompjuterin e viktimës, duke dërguar email­e me dokumente të infektuara.

Përdorni verifikimin me dy faktorë

Teksa kompanitë e mëdha piratohen, fjalëkalimet tuaja kanë shumë gjasa të shpërndahen te të tjerët. Sapo hakerët marrin fjalëkalimet, ata përpiqen të kuptojnë se cilat llogari personale mund të depërtojnë me të dhënat e vjedhura. Verifikimi me dy faktorë, që përdor jo vetëm fjalëkalimin, por edhe një konfirmim nga celulari, është mënyra më e mirë për të ndaluar sulmet dhe për të ruajtur fjalëkalimet tuaja. Shumë kompani po e bëjnë këtë standard për të hyrë në faqet e tyre.Edhe nëse hakerët vjedhin të dhënat nga një kompani, ata nuk do të mund t’i përdornin nëse nuk kanë një send të tyrin personal, si për shembull një telefon. Nëse e keni këtë mundësi, jini të zgjuar dhe zbatojeni.

Përdorni fjalëkalime të vështira

Kjo mund të jetë këshilla më e hamendësueshme. Një fjalëkalim i vështirë përfshin shkronja të mëdha, të vogla, numra, shenja pikësimi dhe simbole. Mos e bëni fjalëkalimin një referencë personale dhe mos ruani një listë në një dokument.Më e rëndësishmja, mos përdorni të njëjtin fjalëkalim për shumë llogari. Ka disa mjete të mira që mund t’ju ruajnë me siguri fjalëkalimet. Gjithashtu, duhet ta ndryshoni fjalëkalimin shpesh, më së tepërmi atë të email­it dhe bankës.

Kujdes nga ‘reja’

Ka një rregull të artë, nëse nuk doni që njerëzit të gjejnë informacionet tuaja, mos i shpërndani. Kjo përfshin edhe ruajtjen cloud ose renë. Pavarësisht se sa e sigurt është një platformë, kini parasysh se po ia jepni dikujt tjetër ta ruajë sekretin tuaj. Edhe pse është në interes të kompanisë ta ruajë atë, shumë ekspertë të privatësisë thonë se çfarë hyn në internet ka gjasa të publikohet në internet.

Mos i shpërndani dokumentet në Wi­Fi

Po mendoni të bëni një blerje apo të kontrolloni një llogari ndërsa jeni ulur në një kafene? Mund të kini parasysh se kjo do menduar dy herë, pasi nuk jeni të qartë se sa e fortë mund të jetë siguria.E njëjta gjë ndodh për hotelet dhe qendrat e konferencave. Kërkuesit e sigurisë sapo kanë zbuluar se pikat e shpërndarjes së internetit nëpërmjet Wi­Fi mund të hyjnë në të dhënat tuaja dhe nuk ka asnjë mënyrë si ta kuptoni.Nëse duhet të hyni me patjetër në këto rrjete, atëherë përdorni mjete si rrjetet virtuale private (VPN), që enkriptojnë trafikun që rrjeti Wi­Fi të mos e shohë se çfarë po bëni. Më e mira do të ishte të shpërndanit internet nga celulari juaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Propozimi ERALIUS: Të "djegurit" nga VETTINGU të mos bëhen avokatë, kriteret ndaluese...
Previous article Sadija rrëfen emocionet e dasmës me Dritëro Agollin: Fustani ishte i rëndë, unë isha...

k.autor

Postime të ngjashme

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT