• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRONAT E MINORITARËVE/ Rama: Është një problem i gjithë Shqipërisë! S’kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë, vetëm se…
Home
Politikë

PRONAT E MINORITARËVE/ Rama: Është një problem i gjithë Shqipërisë! S’kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë, vetëm se…

12 May, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj indirekt edhe kritikave nga Athina për titujt e pronësisë për minoritetin grek në Shqipëri. Në fjalën e mbajtur në stadiumin në Athinë, Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë.

“Ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë, nuk mund të thotë se është problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Të kërkosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionaliste, ku nuk ka asnjë kufi mes historisë dhe miteve, fakteve dhe paragjykimeve, dokumenteve zyrtarë dhe artikujve të porositur. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë përveç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombësit.

Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik qoftë për çështje për t’u zgjidhur mes nesh qoftë për sfidat e kësaj epoke të re për Ballkanin. Ne i shohim si arsye madhore për t’u afruar më shumë, për të gjetur zgjidhjet midis palëve dhe duke forcuar lidhjet. E mbi të gjitha, ne besojmë se kompleksitetit i marrëdhënieve tona nuk mund të jetë një shtysë për t’u mbytur në çdo lugë ujë. Ky kompleksitet është që grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë të pandashme”, tha Rama.

Rama: E vërteta e madhe jashtë fushës së vogël të lojrave politike me topin katror ballkanik është se asnjë hall apo problem nuk është I ndryshëm nga hallet apo problem nuk është I ndryshëm nga hallet apo problemet e shqiptarëve. Në një vend që përparon përditë pro plagët e trashëgimisë negative të shkuarës së afërt e të largët janë ende jo plotësisht të mbyllura ama kurrë në asnjë rast një grek etnik në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur një hall për shkak të etnisë së tij.

Nuk i është mohuar asnjëherë e drejta e besimit, e gjuhës apo e pronës. Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast. Kurrë në asnjë rast nuk i është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike. Nëse flasim për pronat këtu jeni përfaqësia kombëtare e shqipërisë, nga Tropoja në Konispol, e kush nga ju që ka një shtëpi apo tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën. Që ky problem është një problem i Shqipërisë dhenuk është problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Që të kërkosh e të zbulosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionaliste ku nuk ka asnjë kufi mes historisë e miteve, fakteve e paragjykimeve. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, vec respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombasit që jetojnë në të dy shtetet tona marrëdhënieve reciproke të miqësisë e fqinjësisë së mirë.

Jo vetëm kaq Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për cështjet për tu zgjidhur mes nesh qoftë sfidash të mëdha të kësaj epoke të re, mundësish potr dhe kërcënimesh për Ballkanin, Europën e botën demokratike. I shohim si arsye mallore për tu afruar më shumë e njohur më mirë.

Për të mos i bërë bisht asnjë nevoje për komunikim e gjetur zgjidhje të arsyeshme për të dy palët. Duke ushqyer pa ndërprerje besimin dhe forcuar lidhjet me njëri tjetrin.  Ne besojmë se komplesiteti I marrëdhënieve tona në këtë kohë sfidash locale dhe globale nuk mund të jetë një shtysë për tu mbytur në cdo lugë uji që sjell përditshmëria e politikës në oborrin e bashkëjetesës sonë.

Jo! Ky komplesitet duhet të jetë një nxitje e madhe që grekët e shqiptarët të binden përfundimisht dhe reciprokisht që fatet tona janë të pandashme. Ata që I përfaqësojnë të binden se nuk mund ti gjejnë përgjgijet për të ardhmen tek e shkuara port ek e sotmja e fateve të lidhura të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Greqisë me grekët e Greqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN DETAJET/ Plagosja me armë zjarri e 24-vjeçarit në Shkodër, sherri nisi pas debatit për kalimin në vijat e bardha
Previous article TAKIMI ME EMIGRANTËT SHQIPTARË/ Rama nga Athina: Nuk u krijojmë asnjë telash grekëve! Bujrëm edhe politikanëve që presojnë në Shqipëri...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT