Bashkeshorti i Marina Tashes, pronares se agjencise qe u la në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar të paktën 11 persona me biletat e avionit thote se ka mbetur i shokuar.
Në lidhje me rrethanat e hetimit, më datë 22.11.2018 është pyetur edhe shtetasi Doris Tasho, i cili është bashkëshorti i shtetases Marina Tasho (Maze).
Ndër të tjera, ai ka sqaruar se nuk ka dijeni se ku ndodhej bashkëshortja e tij dhe pse e kishte bërë këtë punë. Ai ka sqaruar se më datë 20.11.2018, bashkëshortja Marina Tasho (Maze) i kishte thënë se kishte borxhe te kompanitë e udhëtimit, por pa e sqaruar me detaje në lidhje me këtë fakt.
Ai ka sqaruar gjithashtu se i kanë ardhur shumë njerëz te shtëpia dhe i kanë kërkuar llogari në lidhje me shumat e parave, të cilat ua kishte marrë bashkëshortja e tij.
Ndërsa ka treguar se e shoqja kishte tre vjet që punonte në atë zyrë, agjenci udhëtimi dhe e kishte hapur vetë, por nuk kishin pasur asnjë përfitim ekonomik pasi ishte biznes i ri.


