• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRONAR I HOTELIT KU U PLAGOS 18-VJEÇARJA/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

PRONAR I HOTELIT KU U PLAGOS 18-VJEÇARJA/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

14 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vladimir Gjuta rezulton pronari i hotelit, ku u vetëplagos 18-vjeçarja mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. 18-vjeçarja ishte e dashura e nipit të Gjutës, i cili është shpallur në kërkim për mos kallëzim krimi.

Gjuta nuk është një emër i padëgjuar për policisë dhe drejtësinë shqiptare.

Në vitin 2021 ai u dënuar me pesë vite burg, pasi u arrestua në shkurt të viti 2020, pasi kishte një armë me vete pranë selisë së PS.

në kërkim në lidhje me atentatet me tritol ndaj familjes së ministrit Tahiri, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Biznesmeni 34-vjeçar është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa ngjarja më e fundit që e vuri atë në pranga është goditja që i bëri një punonjësi të Policisë Rrugore.

Gjuta u arrestua në dhjetor të 2014-ës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar. Ngjarja e rreth 3 muajve më parë u shënua në rrugën “Dervish Hima” përballë kazinosë që ndodhet në pronësi të Gjutës. Policia mori shkas nga ky incident për të kontrolluar biznesin e 34-vjeçarit për zhvillim aktiviteti të paligjshëm. Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të cilën Gjuta e vuante edhe aktualisht.

Vladimir Gjuta me origjinë nga Kukësi dhe banim në Tiranë dhe me arsim 8-klasë është përfshirë edhe në një përleshje të armatosur në Kukës në vitin 2013. Konflikti dyshohet se nisi për një borxh mes Vladimir Gjutës dhe biznesmenit Ardian Trota, ky i fundit i njohur si i forti i Kukësit, ndaj të cilit janë kryer disa atentate. Të dy biznesmenët mbetën të plagosur nga përleshja, por asnjëherë nuk u pranua prej tyre se ishin përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe nipi i Gjutës Baftjar Bruka. Ky i fundit është shpallur gjithashtu në kërkim për sulmet me tritol ndaj familjes së Tahirit.

Biznesmeni 34-vjeçar nga Kukës është arrestuar gjithashtu më parë, edhe për pengmarrje, për mbajtje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë
Previous article KRIZA E WASHINGTON POST TË JEFF BEZOS/ Çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT