Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dalë bllof me kërkesën e saj për arrestimin e Saimir Tahirit.
Është dashur një dokument i thjeshtë, i siguruar nga vetë Saimir Tahiri brenda 48 orëve, nga Prokuroria e Katanias, për të hedhur poshtë gjithë akuzën e ngritur nga Prokuroria shqiptare.
Dokumenti tregon se në katër vite hetime për grupin kriminal ku bëjnë pjesë Habilajt, nuk ka pasur asnjë provë për Saimir Tahirin, që do të çonte në përfshirjen e këtij të fundit, në hetimet e Prokurorisë së Katanias.
Pra, italianët kanë hetuar për katër vite grupin e Habilajt dhe nuk kanë gjetur asgjë që kompromenton Saimir Tahirin.
Ndërsa Prokuroria shqiptare, duke u nisur vetëm nga lajmet e publikuara në media, ka kërkuar brenda 48 orëve, arrestimin e Saimir Tahirit, me argumentin se ka prova nga Prokuroria e Katanias.
Prova që në fakt nuk ekzistojnë, pasi kjo gjë vërtetohet nga dokumenti i siguruar nga vetë Tahiri.
Tani lind pyetja, mbi çfarë provash ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestimin urgjent të Saimir Tahirit, se përhapte lajme në media, që ka një dosje me 1800 faqe nga Prokuroria e Katanias?


