• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROKURORI MAKSIM SOTA LARGOHET NGA SISTEMI I DREJTËSISË/ SPAK kërkon të dënohet për lidhje me grupet e drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

PROKURORI MAKSIM SOTA LARGOHET NGA SISTEMI I DREJTËSISË/ SPAK kërkon të dënohet për lidhje me grupet e drogës

22 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurori i Vlorës Maksim Sota nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Sota ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni i prokurorit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kërkesë e cila është pranuar në 14 janar 2022. Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut, në 17 shkurt 2022, ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për prokurorin Sota, duke e përjashtuar për 15 vitet e ardhshme nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Procesi i verifikimit për prokurorin e Vlorës kishte nisur që në mars të vitit 2019.

Maksim Sota u arrestua nga SPAK në 2 korrik të vitit 2021, gjatë operacionit të koduar “Shpirti”, së bashku me 28 të tjerë, të dyshuar si pjesë e një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Arrestimet janë shtrirë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Pas arrestimit, për prokurorin Sota u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në 5 korrik 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të pezullonte nga detyra prokurorin Sota për shkak të procedimit penal të nisur ndaj tij.

Sota akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira, të cilën e paguante trafikanti. Në këtë banesë Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Prokurori i mohoi akuzat.

Gjithsesi, mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për “infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale”. Në dhjetor të vitit 2021, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre është edhe prokurori Sota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A KENI PASUR PRESION NGA RAMA PËR TË KALUAR...?" Agaçi: Do të ishte tejkalim kompetencash nëse…
Previous article SKENARI SI NË FILMA/ DETAJI që hodhi në erë planin djallëzor për grabitjen e bankës në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër Aktualitet

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

AKSIDENTI NË SARANDË/ Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë Aktualitet

AKSIDENTI NË SARANDË/ Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT