• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROKURORI I KRIMEVE TË RENDA NESËR NË VETTING/ Skeda e pasurisë së deklaruar së Besnik Muçit
Home
Aktualitet
Drejtësi

PROKURORI I KRIMEVE TË RENDA NESËR NË VETTING/ Skeda e pasurisë së deklaruar së Besnik Muçit

29 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Besnik Muçi e ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, Muçi kaloi në Policinë e Shtetit ku mbajti postin e drejtorit të  Drejtorisë kundër Krimit Financiar deri në gusht të vitit 2008. Prej asaj kohe, ai ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në fund të vitit 2017, prokurori Muçi kandidoi për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, por u skualifikua me argumentin se nuk përmbushte kriterin e vjetërsisë në punë. Ai vetë deklaroi se e skualifikuan për vetëm 15 ditë.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Besnik Muçi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e prokurorit të Krimeve të Rënda, Besnik Muçi për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Besnik Muçi zotëronte vetëm pjesë takuese në tokën bujqësore që familja kishte përfituar përmes ligjit 7501 në vitin 2013-kur deklaroi pasurinë për herë të parë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Muçi kap vlerën e 15.8 milionë lekëve; e cila ndahet në dy apartamente me vlerë 13.6 milionë lekë, 1.4 milionë lekë likujditete bankare dhe një automjet në vlerën e 838 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare të krijuara gjatë periudhës deklaruese kapin vlerën e 25 milionë lekëve në total. Rreth 79 për qind e të ardhurave përbëhen nga paga e prokurorit dhe angazhimi i tij si pedagog, 19 për qind nga të ardhurat e bashkëshortes si mësuese dhe 1.6 për qind nga të ardhurat e qerasë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

BIRN identifikoi megjithatë se blerja e dy apartamenteve në vitet 2006 dhe 2016 nga prokurori Muçi është mbështetur në një pjesë të konsiderueshme nga huatë, të cilat në këtë analizë konsiderohen si “flamuj të kuq”.

Më konkretisht, zoti Muçi ka deklaruar se ka marrë hua në shumat 24 mijë euro dhe 500 mijë lekë gjatë periudhës 2006-2016, të cilat janë përdorur për të fincuar pjesërisht blerjen e apartamenteve. Në fund të vitit 2017, prokurori Muçi rezulton të ketë pa kthyer një hua në vlerën e 15 mijë eurove, ndërkohë që ka paralelisht edhe një detyrim në vlerën e 17 mijë eurove ndaj kompanisë së ndërtimit.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëntë operacionet plastike për t'u dukur si Melania Trump (FOTO)
Previous article Një ish-pornostare në bordin e ri drejtues të Ferrarit. Ja çfarë do të bëjë ajo

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT