• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje MOISI HABILAJN dhe grupin e tij në Katania
Home
Aktualitet
Drejtësi

Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje MOISI HABILAJN dhe grupin e tij në Katania

30 May, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara morën në pyetje këtë të enjte, 14 anëtarët e grupit të Habilajve, mes tyre edhe Moisi Habilaj, Nazer Seiti dhe Meridian Sulaj. Seanca me prokurorët shqiptarë u zhvillua paraditen e sotme (30 Maj) dhe zgjati rreth 3 orë. Megjithatë nuk bëhet ende e ditur se për çfarë janë pyetur anëtarët e bandës.

14 anëtarët e bandës pritet të dalin të premten përpara gjykatësit.

Prokurorët shqiptarë udhëtuan drejt Katanias pak ditë më parë për të hedhur dritë mbi lidhjet e mundshme mes grupit të Habilajve dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes këtij udhëtimi synohet marrja e informacioneve të vlefshme për hetimet që kryen në Shqipëri. Prova kryesore që do të marrin hetuesit shqiptarë janë dëshmitë e Nazer Seitit, Meridian Sulajt dhe Moisi Habilajt. Këta dy të fundit ndodhen në një burg në Katania, ndërsa Seiti për arsye të cilat nuk shpjegohen mbahet në një burg në Romë. Dëshmia e ketyre personave do të merret para datës 31 maj, ditë kur dosja italiane ndaj grupit të “Habilajve” do të shkojë në gjykatë. Seanca e parë do të jetë paraprake, pasi të pandehurit do të njihen me akuzat dhe ata do të mbajnë një qëndrim për to. Ndërsa gjyqi në themel pritet të nisë disa muaj më vonë.

Saimir Tahiri u vu nën hetim nga Prokuroria shqiptare, pasi MeridioNews publikoi disa përgjime të vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, ku përfshihej edhe emri Saimir.

Dyshime mbi përfshirjen e ish-ministrit në trafikun e tyre të drogës lindin edhe nga automjeti tip Audi të cilin ish-ministri tha se ua kishte shitur Habilajve. Rezulton se ata e kanë përdorur automjetin në disa udhëtime, me qëllim që të mos binin në gjurmët e policisë.

Të hënën  Saimir Tahiri u lirua nga arresti i shtëpisë për tu gjykuar në gjendje të lirë. Vendimi u mor nga po e njëjta trupë e Apelit të Krimeve të Rënda që i zhbllokoi pasaportën Dhjetorin e vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI NË PORTIN E DURRËSIT/ Si u ble mjeti zjarrfikës 600 milion lekë, pa pajisjet kundër zjarrit
Previous article Xhevahir Zeneli tregon PRAPASKENAT e realizimit të filmave shqiptarë: Kur xhirohen...

F.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT