• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTLIGJI PËR TEATRIN/ PD me surpriza. Çfarë do ndodhë brenda dhe jashtë Kuvendit
Home
Shqipëri

PROJEKTLIGJI PËR TEATRIN/ PD me surpriza. Çfarë do ndodhë brenda dhe jashtë Kuvendit

5 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Parlamenti në Tiranë shqyrton sot me procedurë të përshpejtuar projektligjin, që parashikon ndërtimin e një teatri të ri, në vendin ku gjendet prej 73 vjetësh Teatri Kombëtar duke e shembur ekzistuesin.

Projekt-ligji kaloi me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare, me gjithë kundërshtimet e opozitës, të cilët hedhin akuza ndaj maxhorancës për një aferë korruptive.

Prej ditësh opozita i është bashkuar protestës së qindra qytetarëve, artistëve dhe aktivistëve që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, si pjesë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nënshkroi mbrëmë peticionin qytetar, duke u shprehur se edhe votat e opozitës janë kundër këtij projekt-ligji dhe se “Teatrin do ta mbrojmë me trupat tanë”.

Ndërkaq opozita ka paralajmëruar aksione të tjera gjatë ditës së sotme. Ndërsa pritet të nisë seanca, PD do të mbledhë grupin parlamentar për të konkluduar detajet e fundit të reagimeve.

Nga ana tjetër qytetarët dhe artistët kanë njoftuar një tjetër tubim para parlamentit në përpjekje për të ndërgjegjësuar deputetët që të mos e votojnë një projekt-ligj, i cili hap rrugë rrëzimit të një objekti historik sipas tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Operacioni Forca e Ligjit/ Flet ministri Xhafaj: Arritjet në polici një pasqyrë rezultatesh...
Previous article KRIZA E REFUGJATËVE/ Kryeministri hungarez SHEMBULLI për konservatorët në Europë

g.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT