Forca e Ligjit në Veprim- Semestri i parë i 2018 një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit dhe një bazë e sigurtë për thellimin e luftës kundër krimit të çdo natyre #Policiaqëduam
Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj tha se është rritur besimi i qytetarëve tek policia. Gjatë aktivitetit ‘Forca e ligjit në veprim’, Xhafaj bëri një pasqyrë të arritjeve të policisë së Shtetit në 6 mujorin e fundit, ndërsa kërkoi nga opozita të vlerësojë punën e policisë dhe mos akuzojë.
“Sondazhet tregojnë se rreth 63% e qytetarëve kanë besim tek policia dhe vlerësojnë punën e saj. Për mua është mëse e mjaftueshme që qytetarët i besojnë policisë dhe është inkurajim për të ecur përpara me vullnet. Policia ka goditu dhe do godasë krimin. Po zhvillojmë operacione të suksesshme edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Politika e pozicionuar kundër qeverisë duhet të vlerësojë punën e policisë. Akuzat dhe kundër akuzat janë kundër produktive”- tha Xhafaj.
ERTV Live😊: Forca e Ligjit në Veprim- Semestri i parë i 2018 një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit dhe një bazë e sigurtë për thellimin e luftës kundër krimit të çdo natyre #Policiaqëduam🇦🇱🇪🇺
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 5. Juli 2018


