• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PROJEKTLIGJI PËR TEATRIN/ Aktori Enver Petrovci: Nuk thashë që të prishet ky që është por…
Home
Kulturë
Art

PROJEKTLIGJI PËR TEATRIN/ Aktori Enver Petrovci: Nuk thashë që të prishet ky që është por…

7 July, 2018 g.autor Art, Kulturë

Në një rast tipik dizinformimi, më datë 1 korrik 2018, media shqiptare në internet u mbush me lajmin me titull: “Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri!”.

Që nga ajo ditë, Petrovci, 64 vjeç, i cili është i njohur mes të tjerash për rolet e Hamletit, Makbethit dhe Jul Cezarit nga veprat e Shekspirit, krahas dhjetëra filmave, është përpjekur ta përgënjeshtrojë lajmin e publikuar duke thënë se ai është nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka mbështetur në kurrfarë mënyre planin e qeverisë aktuale për të shembur teatrin ekzistues, për të dhënë tokën e tij për ndërtim pallatesh dhe për të ndërtuar një teatër të vogël në një pjesë të mbetur të kësaj toke.

Pyetur nga BIRN përmes telefonit, Petrovci tha se një gazetare, e cila nuk i ishte prezantuar me emër dhe mbiemër dhe as nuk i kishte thënë se për kë media punonte, e kishte pyetur në përgjithësi nëse mendonte se Tiranës i nevojitej një teatër i ri.

“Unë i thashë po, Tiranës i duhet një teatër” shpjegoi Petrovci për BIRN, duke argumentuar se ai foli për mënyrën se si një vend duhet të ndërtojë një teatër kombëtar. “I thashë se teatri duhet të jetë një ndërtesë të cilës publiku i qaset nga të gjitha anët,” shtoi ai. “I thashë gjithashtu se mendoj se ideale do të jetë që në Tiranë një teatër i tillë të ndërtohet te “Taivani” ose te “Piramida”. Nuk i thashë që mbështes shembjen e teatrit kombëtar aktual,” tha Petrovci. Sipas tij, një ndërtesë teatri nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë tjetër afër, duke dhënë shembullin e Teatrit Kombëtar të Zagrebit.

Pas publikimit të “lajmit” në shumë portale të Tiranës dhe Kosovës, Petrovci tha se ishte përpjekur ta përgënjeshtronte lajmin duke kontaktuar media të ndryshme por pa efekt.

“Desha t’i them kryeredaktorit që ta qesë nga puna atë gazetaren, por nuk ia dola”, tha Petrovci. I mërzitur me rrengun, Petrovci tha se është betuar se nuk do të japë më asnjëherë interevistë përmes telefonit për asnjë gazetar.

BIRN nuk ishte në gjendje të identifikonte gazetaren që bëri telefonatën te Petrovci dhe as median që e publikoi lajmin e para. Nga kërkimi në Google rezulton se lajmi është botuar në shumë media dhe në asnjë rast nuk ka emër autori. Në raste të ndryshme, në fund të shkrimit ka iniciale të ndryshme.

Në Agjencinë Telegrafike Shqiptare lajmi është botuar me akronimet a.g në fund ndërsa në shumë portale të tjera është botuar pa emër dhe pa burim.

Shqipëria është zënë nga debati mbi planin e qeverisë për të shkatërruar teatrin ekzistues dhe për të dhënë tokën publike me koncesion për një kompani private për të ndërtuar disa pallate dhe një teatër të ri.

Javën e kaluar, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro falënderoi ata që ajo i quajti, një listë me artistë që mbështesnin planin e qeverisë, duke paraqitur një peticion dhe një listë me emra pa firma. Por i pari në listë, aktori legjendar Pirro Mani, sipas bashkëshortes së tij Pavlina Mani të pyetur nga Gazeta Shekulli, rezultoi se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pleqëri të thellë dhe nuk kishte firmosur kurrfarë dokumenti.

Asnjë nga mediat që publikoi lajmin mbi deklaratën e Petrovcit nuk rezulton të ketë publikuar sqarimet e tij mbi keqpërdorimin e deklaratës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONIKA STAFA/ "Bomba e djemve të Hasit", filmi- dokumentar mes të rinjve të qytetit
Previous article NDODH NË PEQIN/ Po gërmonin për ndërtimin e fushës së futbollit, punonjësit gjejnë një PREDHË që...

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT