Kreu demokrat Lulzim Basha i ftuar në Real Story, në Vizion Plus, deklaroi para moderatorit Sokol Balla se ai si kryetar opozite do të qëndrojë në krahun e banorëve të Unazës së Re.
Basha tha se projetki i Unazës së Re ka disa afera korruptive, pasi vetë shuma 20 mln euro e tregon një gjë të tillë.
Kreu demokrat se projekti i Unazës së Re është një paligjshmëri barbare sepse 317 banesa rrezikohen te prishen.
Basha theksoi se detyra e çdo institucioni që të jetë në krah të njerëzve.
Duke u ndalur tek prishja e banesave, Basha nuk nguroi ta cilësonte si “një spastrim etnik”. Ai tha se nuk mund të shkosh dhe tu thuash qytetarëve që kanë 24 orë për tu larguar.
Nje deklarate me te vertet e çuditshme e kreut te PD, i cili me sa duket ende nuk e ka mesuar se Shqiperia nuk eshte nje vend multietnik.


