• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROJEKTI PILOT”/ Rama: Po punojmë për të hequr celularët në shkolla, 150 policë për sigurinë e nxënësve
Home
Shqipëri

“PROJEKTI PILOT”/ Rama: Po punojmë për të hequr celularët në shkolla, 150 policë për sigurinë e nxënësve

9 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri i vendit Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp ku tha se programi pilot për vendosjen e oficerëve në shkollë do të vihet në jetë.

Pas prezantimit të këtij projekti pilot kohë më parë, tani kreu i qeverisë tha se zbatimi i programit do të shtrihet në 150 shkolla, me oficerë të trajnuar posaçërisht për këtë punë.

Sipas Ramës, oficeri nuk do të ketë rolin e policit, por të kujdestarit, vëzhguesit dhe ndërmjetësit me trinomit nxënës-mësues-prind.

Ai tha se problematikat kryesore janë përdorimi i drogërave në ambientet e shkollës, duhani apo dhe lënia e orëve.

“Sot kemi vendosur të nisim zbatimin e programit për oficerët e policisë në shkollat e vendit. Ky program u pilotua me rezultate të kënaqëshme nga komuniteti i prindërve, mësuesve dhe Policisë së Shtetit. Tani do të shtrihet në 150 shkolla, për oficerë policie të trajnuar enkas për këtë program.

Progam që sikundër na e ka dëshmuar projekti pilot siguron rritje të ndërveprimit mes shkollës, familjes dhe policisë së shtetit, në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike por dhe në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës apo bulizmit në  funksion të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga duhani apo lënia e orëve. Janë problematika që çdo prind, çdo shkollë është e interesuar.

Sigurohet një hallkë e munguar, se oficeri nuk është polic, por ështën ndërmjetës, kujdestar, vëzhgues i posaçëm me trajnim shumë specifik. Ajo që kemi parë në këto 15 shkolla të projektit pilot jo vetëm do konfirmohet por do japë një bazë të re sigurie dhe rregulli në shkolla. Ministri i Brendshëm i Austrisë shprehu dëshirën që të ketë një bashkëpunim për këtë program. Problemet në shkolla sidomos në gjimanze janë probleme që nuk janë vetëm shqiptare por i hasin të gjitha vendet. Dhe vendet e pasura hasin gjithnjë e më shumë në shkollë problemin e drogërave të forta. Jemi duke punuar për të zbatuar dhe vendimin e heqjes përfundimtare të celularëve nga shkolla, për nxënësit dhe mësuesit,” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESSI NË HALL/ SAMPAOLI PLAS BOMBËN: Çdo ndeshje një TORTURË, Argjentina po...
Previous article U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Jona Spahiu na "veli" me foton e të birit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm Politikë

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT