• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTI I UNAZËS SË MADHE/ Shemben 10 banesa. Vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje (PAMJET)
Home
Sociale

PROJEKTI I UNAZËS SË MADHE/ Shemben 10 banesa. Vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje (PAMJET)

2 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Krahas punës për zhvendosjen e shtyllave të ndriçimit dhe gjithë bimësisë që gjendet në aksin e rrugor nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, ka vijuar puna edhe për lirimin dhe prishjen e objekteve të tjera pa leje nga vet banorët, duke i hapur rrugë kështu zbatimit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Pas Ukë Çelkolajt, i cili pranoi të prishte vetë dy objektet e tij të ngritura në gjurmën e Unazës, të tjerë banorë janë ndërgjegjësuar dhe kanë vendosur të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës dhe ARRSH-në, duke zhvendosur mobiliet dhe materialet elektroshtëpiake dhe duke bërë vetë çmontimin e objekteve.

I tillë është edhe rasti i këtij banori të zonës së Astirit, i cili siç shihet nga pamjet, ka zhvendosur të gjitha mobilimet e biznesit të tij dhe ka nisur të rrëzojë vetë objektin pa leje që gjendet anës aksit kryesor të rrugës dhe që preket nga zhvillimi i projektit. Ndërkohë që edhe të tjerë banorë që kanë objekte pa leje në këtë segment kanë nisur gjithashtu largimin e mobilieve apo pajisjeve te tjera shtëpiake nga godinat e ndërtuara pa leje, duke i hapur rrugë tashmë makinerive të IMT-së së Bashkisë së Tiranës që të vijojë me prishjen e tyre. Deri më tani në këtë zonë janë prishur më shumë se 10 objekte pa leje, ndërsa puna do të vijojë çdo ditë deri në krijimin e hapësirës së plotë për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Paralelisht me këtë proces ndërmarrjet bashkiake kanë vijuar punën edhe me çmontimin dhe zhvendosjen e të gjitha shtyllave, ndriçuesve dhe pemëve që gjenden në këtë aks rrugor. Puna prej tyre po kryhet kryesisht gjatë orëve të natës, në mënyrë që të mos bëhen pengesë për qarkullimin e automjeteve.

Bashkia e Tiranës dhe ARRSH-ja ka ofruar shpronësim sipas parashikimeve ligjore për banorët që i kanë ndërtimet me leje, ndërsa për gjithë të tjerët ka ofruar banesa sociale pa afat ose bonus strehimi për 3 vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIJËRA LAURIQË PARA SHTËPISË/ Gruaja rrëfen tmerrin (FOTO)
Previous article Kategoria e Dytë/ Grupi B: Shkumbini dhe Devolli fitojnë në transfertë, Delvina përmbys Maliqin

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT