• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTI I UNAZËS SË MADHE/ ARRSH: Ja kur do të nisë prishja e objekteve (VIDEO)
Home
Aktualitet

PROJEKTI I UNAZËS SË MADHE/ ARRSH: Ja kur do të nisë prishja e objekteve (VIDEO)

6 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për shtyp, ku edhe ka sqaruar projektin për Unazën e Madhe të Tiranës.

TIRANË- Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, Afrim Qendro; kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici; nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbri Mazniku; drejtori i përgjithshëm i Hipotekës, Valdrin Pjetri dhe nëndrejtoresha e ALUIZNI-t, Indrid Konomi dolën sot paradite në një konferencë për median lidhur me projektin e Unazës së madhe.

Në fjalën e tij, kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro u shpreh se në fazën e evidentimit rreth 317 objekte do të prishen, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacioni.

Verifikimi i banesave në lotin ku do të shtrihet Unaza e Madhe

Sa i përket pyetjes se kur do të nisë prishja e objekteve për lirimin e rrugës, sërish nuk i është dhënë një përgjigjie.

Ne jemi në fazën e parë të evidentimit të objekteve. Sapo të kemi statusin e duhur nga hipoteka do të fillojmë me prishjen e objekteve. Por do të presim institucionet. Projekti është me rëndësi 100-vjeçare dhe do të shoqërohet me të gjithë elementët urbanë. Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak.

ARRSH

Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar jo pak reagime nga banorët e zonës. Për dy ditë rrjesht ata kanë dalë në protesta duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj. Ata shprehen të irrituar, pasi sipas tyre banesat po prishen u paralajmëruar ata më parë.  Ndër banorët e revoltuar është edhe e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmia dhe Rustem Peçi, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, të cilët duhet të lënë banesat.

Por çfarë do të ndodhë me pronarët e objekteve që skualifikohen nga ALUIZNI?

Kreu i ARRSH-së, Qendro u shpreh se ata që kanë dokumente pronësie do të dëmshpërblehen ndërsa ata do të skualifikohen do përfshihen në listën e të pastreheve si dhe do u jepet bonusi i qerasë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbri Mazniku u shpreh se çdo person që ka një dokument hipotekor për banesën apo biznesin që preken nga projekti do të marrë dëmshpërblimin sipas ligjit.

Të gjithë familjet që janë në proces legalizimi dhe që do të duhen të skualifikohen bashkia Tiranë do i trajtojë me një nga programet e mbështetjes për banesë që kemi në dispozicion. Ata do të trajtohen me një procedurë të posaçme për bonusin e qerasë në mënyrë që të kemi për të kaluar në një procedurë të shpejtë dhe të aprovohen sa më shpejt në këshillin bashkiak që të kenë mundësinë të përfitojnë bonusin e qerasë për një periudhë të paktën 1 vjeçare por që ka mundësi të rinovohet më pas sa të kenë mundësi të ristrukturohen dhe menaxhohen në banesat e reja. Ose do të kenë një linjë prioritare në të gjitha programet e banesave sociale apo banimit që bashkia e Tiranës ka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Nuk janë larg me hapa, janë larg me dëshira
Previous article JUVENTUS SFIDON “DJAJTË E KUQ”/ Gati për të siguruar vendin e parë në grup (FORMACIONET E MUNDSHME)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar Aktualitet

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person... Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person...

AKSIDENT I RËNDË NË MINIERËN E TËRNOVËS/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit të bllokuar! 40-vjeçari dyshohet se... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MINIERËN E TËRNOVËS/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit të bllokuar! 40-vjeçari dyshohet se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT