• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PROJEKTI I RI ËSHTË YLL”/ Blendi Gonxhe publikon pamjet skandaloze nga Teatri: Të mos “vrasim” nusen se nuk qenka e virgjër
Home
Sociale

“PROJEKTI I RI ËSHTË YLL”/ Blendi Gonxhe publikon pamjet skandaloze nga Teatri: Të mos “vrasim” nusen se nuk qenka e virgjër

16 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Blendi Gonxhe Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor ka publikuar disa foto skandaloze nga godina aktuale e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si një rrezik shumë të lartë zjarri e kushte të frikshme sigurie për publikun, si edhe rrezik e stres për artistët e gjithë personelin mbështetës.

Ai e konsideron projektin e ri një yll, por që sipas tij procesi nuk u administrua siç duhej.

Më tej, Gonxhe thekson se duhet të kemi Teatër të ri Kombëtar, modern, funksional e të sigurtë për aktivitete kulturore dhe që ta mbajë gjallë kryeqytetin.

Komenti i plotë:

Dy fjalë për Teatrin:
Godinat aktuale, planimetria, volumet, ngritur 80 vite më parë për një qytet 40 herë më të vogël si nr. banorësh, 100 herë më pak të interesuar për artin se sot, si stil, materiale, arkitekturë nuk ofrojnë asnjë vlerë fizike, forme, copëz a detaj konstruksioni a bukurie urbane, asnjë detaj interiori a fasade me vlerë unikale, përkundrazi këto struktura mbeten me rrezik shumë të lartë zjarri e kushte të frikshme sigurie për publikun, si edhe rrezik e stres për artistët e gjithë personelin mbështetës! E vetmja vlerë e mbetur është pozicioni në hartë, afër ansamblit të ministrive, përballë GKA dhe buzë pedonales, ndaj Teatri i ri për mendimin tim (modest) duhet aty! Në hollet e tij mund të ketë muze virtual mbi të vjetrin e kujtesat mund të rievokohen.

Çdo përgjegjësi për mungesën e komunikimit, dialogut, mirëkuptimit, dëgjesave publike, gjithëpërfshirjes në procesin e konceptimit të varianteve të një projekti të ri për Teatrin Kombëtar duhet jo vetëm të dalë sot si mësim për gjithë institucionet, për vetkorrigjim e autokritikë madje kujt i takon, por duhet të kemi kurajon të mbajmë koston politike përkatëse dhe t’i vëmë gishtin kujt t’i takojë për menaxhimin që lë për të dëshëruar në raport me pjesë të komunitetit të artistëve por edhe për këtë përkeqësim humori e ngarkesë atmosfere me zhurmë, fyerje, fjalor të rëndë, mallkime, kërcënime që çdo orë e më shumë i largon palët dhe vështirëson arritjen e një mirëkuptimi! Nuk është kurrë vonë apo keq të thuash MË FAL! Projekti është yll por procesi nuk u administrua siç duhej!

Shteti (ynë) investohet të kemi një vepër moderne, superfunksionale, një institucion që ndoshta se ka asnjë kryeqytet tjetër në rajon e më gjerë, në kushte ekonomike të goditur nga dy emergjenca e fatkeqësi natyrore, dhe në vend t’a festonim me gëzim këtë fakt, fat, ne po përplasemi me njëri-tjetrin, brenda situatës Covid19 edhe duke rrezikuar shëndetin e dhënë shembull jo pozitiv për rihapjen e ekonomisë e jetës që do bërë me masa strikte kujdesi e vetmbrojtjeje!?!

Përse tërë ky vrer, shpesh dhe kolegu me kolegun, deri dje aktorë a regjizorë të një krijimi artistik, tërë këto sharje LIVE, kjo gjuhë herë e kobshme e herë dhunuese, përse kjo gjaknxehtësi ekstreme, kjo luftë? Është gabuar në faza të caktuara dhe nuk është treguar kujdesi i duhur për gjithë ndjeshmëritë e njëri-tjetrit? Është nxituar nga dëshira të modernizohemi pa dëgjuar e shterruar çdo kundërshti e pikëpyetje? Patjetër që revolta, sado e stisur edhe politikisht apo sado e përdorur qëllimisht politikisht, ka një shkak ose bazë që do sqaruar, në mos për vetë Teatrin, për gjithë publikun! Nëse ka përgjegjësi, t’u dilet për zot, t’u kërkohet ndjesë që të jepet dora, të mos ekstremizohet më tej kjo klimë edhe kaq mjaftueshëm e rënduar nga dy fatkeqësitë natyrore dhe kur shoqëria sot ka nevojë për shpresë, energji pozitive, optimizëm e frymëzim për një ringritje!

Le të kemi një Teatër të ri Kombëtar, modern, funksional e të sigurtë për aktivitete kulturore e flukse në kushtet e një kryeqyteti kaq të gjallë e kaq shumë të vizituar, një Tirane me rreth 1 milionë banorë, që çdo vit rritet me po aq rezidentë të ri sa ç’kishte gjithësej në 1938-ën, të projektuar nga një prej emrave botërorë të arkitekturës (si një garanci shtesë urbanistike) e të festojmë të renë! Mjafton një filmim/foto të ngrehinave aktuale, një demo e projektit të ri dhe një prezantim të plotë të projektit për t’a kuptuar se sa shumë përfiton institucioni i Teatrit Kombëtar dhe se sa dëm po i shpenzojmë energjitë tona. Teatri i ri s’do jetë disfata e askujt, por tempulli më i ri i artit skenik për Tiranën! Bashkia duhet të jetë faktor përafrimi me komunitetin, ky rol e bën aksionerin publik më me rëndësi! Le t’i thërrasim arsyes, edukatës, argumentave, të mos “vrasim” NUSEN se nuk qenka e virgjër! Të emancipohemi!

T’ja kursejmë Shqipërisë një tjetër plagë!

(Mendimi im personal, bazuar në informacionet dhe eksperiencën time, që nuk përfaqëson asnjë pozicion apo detyrë publike!) (Shikoni vetë diferencën: foto nga gjendja sot, foto/video projekti i ri)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ A do sjellë pandemia fundin e punës në zyrë?
Previous article NUK PRANON TË SHTYJË DATËN/ Aktorja turke martohet me futbollistin në kohë koronavirusi (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT