• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ A do sjellë pandemia fundin e punës në zyrë?
Home
Nderkombetare

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ A do sjellë pandemia fundin e punës në zyrë?

16 May, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Kalimi tek puna në distancë, ose nga shtëpia, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të bëjë që kompanitë të fillojnë të reduktojnë hapësirat e zyrave, çka do ti kursente atyre para por jo domosdoshmërisht do të përmirësonte produktivitetin mes stafit.

Lejimi nga bizneset që stafi të punojë nga shtëpia në baza të përhershme, edhe pasi izolimet të zbuten në vende të ndryshme, vë në pikëpyetje të ardhmen e qiellgërvishtësve të përdorur nga kompanitë shumëkombëshe, që shihen si simbole të kapitalizmit modern. Qendra të rëndësishme financiare, si Canary Wharf në Londër apo La defense në Paris, mbeten jashtëzakonisht të qeta edhe ndërsa qeveritë heqin kufizimet mbi distancimin social dhe udhëtimin përmes transportit publik.

Për Jes Staley, drejtor ekzekutiv i bankës britanike Barclays, nocioni i vendosjes së 7 mijë personave në një godinë, mund të jetë diçka që i përket tani të shkuarës. Ne do të gjejmë mënyrat të operojmë me më shumë distancë për një periudhë sa më të gjatë të mundshme – thotë ai. Gjiganti francez i makinave, PSA, që bën Peugeot dhe Citroen, tani e sheh punën në distancë si objektiv për dhjetëra e mijëra pjesëtarët e tij të stafit që deri më tani kanë punuar në zyra.

Twitter në anën tjetër ka bërë të ditur se disa punonjës së tij mund ta bëjnë punën nga shtëpia përjetë. Dhe e gjithë kjo, po konsiderohet një revolucion i mënyrës së të punuarit. Kompanitë kanë debatuar për të ardhmen e punës të paktën prej 10 vitesh por asnjëherë nuk kanë hedhur ndonjë hap konkret. Pandemia tani ka provuar se teknologjia e mbështet punën në distancë.

Fleksibiliteti, sipas ekspertëve, tani do të marrë një tjetër domethënie. E madje edhe sondazhet tregojnë se pjesa dërrmuese e punonjësve, të kompanive të mëdha, besonin se puna nga shtëpia, duhet të vazhdojë edhe pas pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Studimi: Larja e gojës mund të frenojë infeksionin e Covid-19
Previous article "PROJEKTI I RI ËSHTË YLL"/ Blendi Gonxhe publikon pamjet skandaloze nga Teatri: Të mos “vrasim” nusen se nuk qenka e virgjër

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT