• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI I “OSHEE” NË DURRËS/ Balluku: Investimet e mirëstudiuara dhanë super rezultat gjatë javës së vështirë të përmbytjeve
Home
Politikë

PROJEKTI I “OSHEE” NË DURRËS/ Balluku: Investimet e mirëstudiuara dhanë super rezultat gjatë javës së vështirë të përmbytjeve

20 January, 2021 Delo.autor Politikë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur në qarkun e Durrësit një tjetër investim, i cili ka në fokus përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Administratori i OSHEE, Adrian Çela ishin në terren ku ndoqën nga afër punimet, që përfshijnë shtrimin e linjës së re të tensionit të mesëm dhe të ulët, si dhe vendosjen e kabinave të reja.

Për Administratorin e OSHEE ky investim është vazhdim i projekteve, që janë kryer në këtë zone, ku përfshihet edhe ndërtimin e nënstacionit elektrik të Gjirit të Lalzit.

“Përfunduam 3 fiderat e parë në Gjirin e Lalzit vjet, që furnizuan të gjithë zonën bregdetare turistike dhe tani ka filluar puna për këtë fider, i cili furnizon rreth 10 mijë banorë të zonave Manzë, Manza e Re, Manza e Vjetër, Shkallë dhe Armath. Kemi edhe dy fidera të tjerë, të cilët kanë nisur ose janë në procesin e nisjes brenda pak javësh. Njëra furnizon zonën e Ishmit, Shkafanës dhe shkon deri në Kepin e Rodonit dhe i fundit është fideri, i cili mbyll gjithë këtë zonën”, tha Çela.

“Ky investim, i cili përfshin shtrimin dhe ndërtimin e 28 kilometrave rrjet i tensionit të mesëm, 79 kilometra tension i ulët si dhe vendosjen e 30 kabinave të reja, pritet të ketë një impakt të madh, duke i ardhur në ndihmë biznesit, i cili operon në këtë zonë.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtij investimi në një zonë turistike, por edhe me nisma premtuese në fushën e agrikulturës, ministrja Balluku u shpreh: “Kur sezoni turistik të hapet, i gjithë investimi do jetë i përfunduar dhe zona do jetë e mbuluar me të gjitha elementët që rrjeti shpërndarjes ka, si tension i ulët ashtu dhe tension i mesëm dhe padyshim të gjithë komponentët e këtij rrjeti do jenë funksionalë. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë këtë zonë, sepse këtu është jo vetëm një zonë turistike bregdetare, por dhe një zonë ku të gjitha këto pikat e agrikulturës kanë gjetur zhvillim dhe kemi edhe ferma të vogla dhe hoteleri”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi se falë investimeve të realizuara në vitet e fundit në sektorin energjetik u bë i mundur minimizimi i dëmeve, gjatë situatës së reshjeve të dendura të dy javëve më parë. Gjithashtu investimet i përgjigjen jo vetëm nevojës aktuale të zonave, por dhe zhvillimit të tyre në vitet e ardhshme.

“Investimet e mirëstudiuara që ne kemi bërë vitet e fundit dhanë një super rezultat gjatë javës së vështirë të përmbytjeve. Falë këtyre investimeve, të bëra aty ku duhet, me studim dhe me baza të forta edhe për 10-vjeçarin e ardhshëm, ne arritëm të përballojmë si kurrë më parë, qoftë ngarkesën gjatë fundvitit, si asnjëherë pa problematika dhe pa pa avari, por sigurisht edhe ditët që pasuan pas vitit të ri, me të gjitha përmbytjet dhe të gjitha shirat që patëm në shumë zona të vendit”, theksoi Balluku.

Duke ju referuar njoftimeve se edhe fundjava në vazhdim do të jetë e shoqëruar me reshje të dendura në të gjithë territorin e vendit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë që të vijojnë me gjendjen e gatishmërisë, për të ndërhyrë në çdo situate, në mënyrë që qytetarët të mos kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR VEPRAVE PENALE/ Policia e Shteti dhe Doganat marrëveshje bashkëpunimi për luftimin e krimit dhe korrupsionit
Previous article VAKSINA ANTI-COVID/ Deputetja gjermane: Dështimi i BE-së në Ballkan, sukses për Kinën

Delo.autor

Postime të ngjashme

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT