• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTI GJERMAN/ Dixhitalizohen ARKIVAT e Sigurimit të Shtetit. Si do të shpëtojë “thesari” FAMËKEQ
Home
Ekskluzive

PROJEKTI GJERMAN/ Dixhitalizohen ARKIVAT e Sigurimit të Shtetit. Si do të shpëtojë “thesari” FAMËKEQ

23 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Një nga thesaret qoftë edhe famëkeq të së shkuarës, siç është arkiva e sherbimeve sekrete komuniste, Sigurimi i Shtetit, do të shpëtojnë njëherë e përgjithmone duke iu nenshtruar procesit të dixhitalizimit.

Në foto: Genta Sula drejtoresha e Autoritetit të Informimit
Eshte Ambasada Gjermane në Tirane ajo që ka vendosur te mbeshtese konkretisht Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit, te drejtuar nga Genta Sula, duke i dhuruar pajisje të nevojshme për procesin e dixhitalizimit dhe arkivimit të dosjeve të Ish Sigurimit të Shtetit, çka do të kontribuonte në përshpejtimin e këtyre proceseve.

Ne foto: Ambasadorja gjermane Schutz
Dorëzimi i pajisjeve do të bëhet nga Ambasdorja Gjermane Susanne Schütz në ambientet e ndërtesës së Autoritetit që ndodhet ne ish ambjentet e Gardës së Republikes ne afersi të kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës.
VIKTIMAT
Numërohen afro 100 mijë njerëz viktima të atij regjimi kur ndër ta 6 mijë të vrarë e të ekzekutuar,  40 mijë të burgosur politikë, 60 mijë internime, dosjet e të cilëve – ato që u kanë shpëtuar asgjësimeve dhe shkatërrimeve të qëllimshme –presin të hapen për të sqaruar njëherë e mirë të vërtetën me të gjithë dritëhijet… Drejtorja e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet thotë se ky institucion dhe ligji mbi hapjen e dosjes është hapi i fundmë që mëton të paqtojë shoqërinë shqiptare me të shkuarën. Hapja e dosjeve është hapi i parë.

PAK HISTORI
Ka patur dy debate kryesore gjatë këtyre viteve në lidhje me këtë arkivë. E para është që një pjesë mund të jetë zhdukur ose asgjesuar nga politika e këtyre 27 viteve. Kjo për të fshehur gjurmët e mekateve të shkuara ose dhe për t’i bërë shantazh kundërshtarëve.

E dyta, është se për shkak që përfshin periudhën e 1944-1991 dhe ka qënë në letra, ka ekzistuar gjithmone frika e degradimit nga kushtet e ruajtjes dhe koha.

AlpeNews.al

SPECIALE/ Historia Shërbimit Sekret Shqiptar: Nga themelimi, dosja e parë e deri te krimet e Sigurimit

Krijimi i Shërbimit Sekret Shqiptar në Qeverinë e Vlorës 1912

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, u formua Qeveria, me kryeministër Ismail Qemalin, e cila filloi ngritjen e institucioneve të Shtetit Shqiptar. Ndër to, më 17 Dhjetor 1912, u mor Vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë Vendim thuhej: “Të organizohet një shërbim i msheftë për vise të shkeluna të Shqipërisë”.

Për organizimin e tij u ngarkuan persona konkretë, ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri. Vazhdimësinë e shërbimit sekret shqiptar e shohim përsëri pas ardhjes së princ Vilhelm Vidit (në vitin 1913), gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj.

Konsolidimi i Shërbimit Sekret Shqiptar në Qeverinë e Ahmet Zogut 1921 – 1939

Më 21 janar 1920, Kongresi Kombëtar i Lushnjës bëri organizimin e Këshillit të Naltë dhe risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe krijimin e Ministrisë së Brendshme. Më datë 24 dhjetor 1921, Ministër i Punëve të Brendshme u dekretua Ahmet Zogu, i cili bëri riorganizimin e MPB-së, duke krijuar dhe Seksionin Sekret. Drejtues i këtij Seksioni u caktua Haki Stërmilli.

Parë në planin historik, shërbimi kryesor inteligjent shqiptar, gjatë kësaj periudhe, ka patur këto emërtesa: në vitin 1922, Sekretari Sekrete dhe, në vitet 1923-1939, Zyra Sekrete. Në nivel qendror, veprimtaria e shërbimit sekret do të drejtohej nga Zyra Sekrete, ndërsa në nivel vendor drejtohej nga Prefekti, i cili kishte ngritur një zyrë të posaçme që merrej me “çështje rezervate”.

Në konsolidimin e institucioneve të Shtetit Shqiptar, nga janari 1927, pati rëndësi edhe organizimi i Shërbimit Informativ të Jashtëm, me qendër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e përfaqësuar nga selitë tona diplomatike, duke organizuar një rrjet informativ që vepronte i lidhur me mekanizmin konsullatë – legatë -prefekturë. Klane dhe forca politike të ndryshme, gjatë periudhës 1925 -1939, të shtyra nga interesa të ngushta dhe të përkrahura nga jashtë, kanë provokuar trazira, komplote, vrasje, kryengritje, etj., me qëllim destabilizimin e vendit dhe cenimin e sigurisë kombëtare.

***

Organet e Sigurimit të Shtetit 1944 – 1991
Pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhën dhjetor 1944 – mars 1945, Shteti Shqiptar i kushtoi menjëherë rëndësi të veçantë krijimit të Organeve të Sigurimit të Shtetit. Këto ishin vijuese të Shërbimit Informativ Ushtarak gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Fillimisht, pas çlirimit të vendit u krijua Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila funksionoi deri në vitin 1946, kohë kur u krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1966 u bë riorganizimi në tre drejtori: e para e Kundërzbulimit, e dyta e Udhëheqjes dhe e treta e Zbulimit Politik, strukturë që e ruajtën deri në vitin 1991.

Organet e Sigurimit të Shtetit organizuan veprimtarinë e tyre bazuar në një platformë të ish-byrosë politike dhe të pambështetur në ligj. Kjo solli shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Gjatë veprimtarisë së tij u bënë shumë shkelje ligjore. Ai vuri në survejim gjithë sektorët e jetës së vendit, kuadrot dhe njerëzit e thjeshtë, zbatoi praktika të padrejta dhe tejkaloi kompetencat, sidomos në kuadrin e luftës së klasave dhe të nxitjes artificiale të saj. Një numër qytetarësh u bënë viktima të kësaj veprimtarie.

Reformimi i Shërbimit Sekret Shqiptar 1991 e në vazhdim
Pas vitit 1990, me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, Organet e Sigurimit të Shtetit u reformuan, duke iu përshtatur kërkesave të shtetit ligjor. Kështu, në vitin 1991 u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar, me Ligjin nr. 7495, datë 02.07.1991, “Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar.”. Detyrë parësore e këtij Shërbimi u vendos parandalimi, zbulimi dhe ndërprerja e çdo veprimtarie antikushtetuese që cenon lirinë, pavarësinë, aftësinë mbrojtëse, tërësinë territoriale dhe pasurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. SHIK-u u krijua si një institucion i depolitizuar dhe si i tillë ai ka pësuar vazhdimisht ndryshime të herëpashershme. Në vitin 1999, me Vendimin nr. 61, datë 22.11.1999, të Gjykatës Kushtetuese të RSH-së, ndryshohet emërtimi nga Shërbim Informativ Kombëtar (SHIK) në Shërbim Informativ i Shtetit (SHISH).

Drejtuesit e SHISH-it ndër vite:

01.08.1991 deri 29.06.1992 Irakli Koçollari

29.06.1992 deri 09.04.1997 Bashkim Gazidede

09.04.1997 deri 29.05.1997 Astrit Kodra (me komandim)

29.05.1997 deri 21.08.1997 Arben Karkini

21.08.1997 deri 07.08. 2002 Fatos Klosi

07.08. 2002 deri 18.11.2002 Petrit Myftari (me komandim)

18.11.2002 deri 27.01.2005 Kujtim Hysenaj

27.01.2005 deri 09.08.2012 Bahri Shaqiri

09.08.2012-2017 Visho Ajazi Lika dha doreheqjen. Aktualisht ambasador i Shqiperise ne NATO.

2017- e ne vazhdim: Helidon Bendo i propozuar nga Kryeministri Rama, i pa dekretuar ende nga Presidenti Meta.

—-

Sa persona janë vrarë, dënuar, arrestuar dhe internuar

Fakte dhe të dhëna për Sigurimin e Shtetit

Arma e Sigurimit të Shtetit funksionoi për 48 vjet, 3 muaj e 11 ditë. Data e themelimit të tij u caktua 20 marsi i vitit 1943 dhe u shkri më 2 korrik të vitit 1991. Sigurimi i Shtetit gjatë gjithë historisë së tij pati 9 drejtues. I pari ishte Koçi Xoxe, më pas të tjerët, Nesti Kerënxhi, Vaskë Koleci, Beqir Ndou, Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziqishti, Feçor Shehu, Kadri Gojashi dhe i fundit Zylyftar Ramizi. Gjatë kohës së funksionimit të kësaj “arme” u ekzekutuan 5557 burra dhe 450 gra, 26768 persona u burgosën, 998 vdiqën burgjeve, 308 persona u çmendën nga torturat, mbi 32000 u internuan dhe u dëbuan, 7002 persona vdiqën në kampet e punës dhe 11 656 persona u arrestuan. Nga këta persona 958 u vranë pa asnjë vendim gjykate. Themelimi i Sigurimit të Shtetit është bërë mbi bazën e modelit tipik jugosllav. Modeli i mirëfilltë ishte UDB-ja që do të thoshte Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, pak a shumë si edhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar. Sigurimi i Shtetit deri në vitin 1960 ka pasur 30 këshilltarë rusë, gjë që tregonte se pas jugosllavëve ai kontrollohej nga rusët. Sigurimi funksiononte nëpërmjet 3 drejtorive. Këto u konsoliduan pas vitit 1966 duke u quajtur: Drejtoria e Parë (Kundërzbulimi), Drejtoria e Dytë (Sigurimi i Udhëheqjes) dhe Drejtoria e Tretë (Zbulimi Politik).

FAKTE DHE TE DHENA PER SIGURIMIN E SHTETIT

Kur u themelua Sigurimi i Shtetit

Arma e Sigurimit të Shtetit u themelua më 10 dhjetor 1944.

Përse u caktuanjë datë tjetër

Për të krijuar idenë se pushteti komunist kishte lindur gjatë luftës, me vendim të vitit 1962 u vendos që data e themelimit të Sigurimit të Shtetit të ishte 20 marsi i vitit 1943.

Kur pushoi së ekzistuari Sigurimi

Arma e Sigurimit të Shtetit u shkri në 2 korrik të vitit 1991 pas ligjit të miratuar në parlament, “Mbi krijimin e Shërbimit Informativ Kombëtar”.

Sa ishte kohëzgjatjae veprimit

Sigurimi i Shtetit veproi për 48 vjet, 3 muaj e 11 ditë.

Sa dosje hapi gjithsej Sigurimi

Sigurimi Shtetit kishte 120 mijë dosje (deklaratë e Bashkim Gazidedes në TV KLAN).

Çfarë ishin agjentët e konservuar

Sigurimi i Shtetit kishte edhe agjentë të konservuar të cilët do të nisin veprimtarinë e tyre pikërisht pas rrëzimit të sistemit komunist.

Dosja e parë e Sigurimit të Shtetit

Dosja e parë që hapi Sigurimi i Shtetit ka qenë ndaj UNRRA-s, organizatës amerikane humanitare që sillte ndihma në Shqipëri.

Dosja e parë personale e Sigurimit

Dosja e parë personale që hapi Sigurimi i Shtetit ishte për Ahmet Zogun.

Krimet e Sigurimit në shifra

Gjatë kësaj periudhe u ekzekutuan 5557 burra dhe 450 gra, 26768 persona u burgosën, 998 vdiqën burgjeve, 308 persona u çmendën nga torturat, mbi 32000 u internuan dhe u dëbuan, 7002 persona vdiqën në kampet e punës dhe 11 656 persona u arrestuan.

Sa persona ka ekzekutuar Sigurimi

Nga këta persona 958 u vranë pa asnjë vendim gjykate.

Viti më i kriminalizuar i Sigurimit

Kulmi u arrit me klimën e terrorit në vitin 1945, kur arrestimet kapën shifrën e 5021 vetëve.

Numri i punonjësve të Sigurimit

Në vitin 1952 në Sigurimin e Shtetit ishin të punësuar 3253 vetë. Nga të cilët krejt analfabetë ishin 279 vetë, me arsim fillor 2126 të tillë dhe me arsim të lartë vetëm dy punonjës.

Çfarë modeli kishte Sigurimi i Shtetit

Themelimi i Sigurimit të Shtetit është bërë mbi bazën e modelit tipik jugosllav. Modeli i mirëfilltë ishte UDB-ja që do të thoshte Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, pak a shumë si edhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar.

Cilët ishin drejtuesit e Sigurimit

Kryetar i parë i Sigurimit të Shtetit ishte Koçi Xoxe, më pas të tjerët, Nesti Kerënxhi, Vaskë Koleci, Beqir Ndou, Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziqishti, Feçor Shehu, Kadri Gojashi dhe i fundit Zylyftar Ramizi.

Si përfunduan krerët e Sigurimit

Nga këta në Drejtorinë e Parë, njëri u shpall “element antiparti” dhe u burgos një vit, 3 u burgosën, 3 u pushkatuan. Gjatë viteve të demokracisë u burgosën dy të tjerë. Drejtoria e Dytë ka një drejtor të pushkatuar. Drejtoria e Tretë ka drejtorin më jetëgjatë të saj të internuar e degraduar si “element antiparti”.

Këshilltarët rusë të Sigurimit të Shtetit

Sigurimi i Shtetit deri në vitin 1960 ka pasur 30 këshilltarë rusë, gjë që tregonte se pas jugosllavëve ai kontrollohej nga rusët.

Tri drejtoritë e Sigurimit të Shtetit

Sigurimi i Shtetit funksiononte nëpërmjet 3 drejtorive. Këto u konsoliduan pas vitit 1966 duke u quajtur: Drejtoria e Parë (Kundërzbulimi), Drejtoria e Dytë (Sigurimi i Udhëheqjes) dhe Drejtoria e Tretë (Zbulimi Politik).

Kartotekat ku regjistroheshin të dhënat

Të gjithë elementët që përpunoheshin aktivisht regjistroheshin në kartotekën e dytë në 2A dhe 2B.

Dosjet për “elementët” joaktivë

Në 2B kategorizoheshin të gjithë ata që në të kaluarën kishin zhvilluar veprimtari armiqësore por që atë ishin joaktivë. Kishte rëndësi e kaluara e personit apo e familjes që i takonte shtresave të përmbysura si ish-pronarë, ish-kulakë, nëpunës, profesorë, funksionarë politikë të regjimeve të tjera, etj.

Dosjet për “elementët armiq”, aktivë

Në 2A regjistroheshin të gjithë ata “elementë armiq” që zhvillonin veprimtari kundër pushtetit komunist. Sekretariati i Komitetit Qendror ishte autoriteti lejuar për përpunimet e anëtarëve që vinin nga institucionet ku nuk zhvillohej punë agjenturiale.

Si ishte ndërtuar Sigurimi

Sigurimi ishte i ndërtuar në degë në qendër. Këto mbanin lidhje me seksionet pranë degëve të punëve të brendshme në rrethe. Çdo degë kishte profilin e vet. Drejtimi i përndjekjes bëhej nga oficeri i Sigurimit.

Sektorët e Sigurimit të Shtetit

Sigurimi i shtetit kishte në përbërje Sektorin e grupimeve kundërrevolucionare në drejtim të elementit antiparti, Sektorin në drejtim të zbulimeve të vendeve të quajtura “kapitalisto-revizionist” që vepronin në Shqipëri dhe sektori i ekonomisë dhe bujqësisë.

Si vepronte rrjeti informativ
Rrjeti agjenturial–operativ përbëhej nga: Agjenti, Rezidenti, Informatori e Strehuesi. Deri më 1954 ka ekzistuar edhe bashkëpunëtori personal. Rekrutimi i komunistëve bëhej vetëm mbi bazën e dëshirës së tyre dhe i jokomunistëve mbi bazën e shtrëngimit, forcës e “materialit komprometues”.

Si përgatitej raporti

Informatori i Sigurimit e shkruante raportin në prani të operativit, me përjashtim të rasteve kur nuk dinte të shkruante. Takimet bëheshin vetëm në shtëpi konspirative, në pyll, natën, etj.

Si ishte i ndërtuar rrjeti agjenturial

Rrjeti agjenturial përbëhej nga agjentura masive me princip objektin (fshat, qytet, qendra pune, ushtri, polici, ministri, etj.) dhe nga agjentura e kualifikuar që drejtohej në princip drejtim (grupesh ose personi). Bashkëpunëtori (që njihej me emërtesë të shkurtuar b.p.) kishte dosjen personale dhe atë të punës.

Çfarë përmbante dosja e bashkëpunëtorit

Në dosjen personale të bashkëpunëtorit të Sigurimit ishin të shënuar pseudonimi i tij, raport-propozimi për rekrutim, lista e personave të përmendur, deklarata e besnikërisë, parulla e kundërparulla, fotografia, certifikata, lista dhe vlerësimet e punëtorëve operativë, rrethi familjar, etj.

Cili ishte  suksesi i Sigurimit

Ajo që mund të quhet sukses i Sigurimit të Shtetit është dështimi i operacioneve të shërbimit sekret anglez MI6, sipas të cilit ish-kryeministri Toni Bler e ka artikuluar në një deklaratë para disa vitesh.

Sa dosje të Sigurimit  janë kontrolluar

Nafiz Bezhani, kreu i Komisionit të Verifikimit të Figurave përgjatë mandatit të tij kontrolloi 6 mijë dosje të Sigurimit të Shtetit.

Sa dosje  janë asgjësuar
Akuza më e rëndë e hedhur pas firmosjes së pluralizmit është bërë nga kreu i SHIK, Bashkim Gazidede, sipas të cilit drejtuesit e Sigurimit kishin asgjësuar pas vitit 1990, 10 mijë dosje të bashkëpunëtorëve.

Përgatit: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dikur të lidhur, sot Ronela lë Young Zerkën për Stinen (FOTO)
Previous article (FOTO) Nga Kaka te Ronaldo, 10 futbollistët që kanë shpenzuar më shumë për aeroplanin privat

F.autor

Postime të ngjashme

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit Aktualitet

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS Aktualitet

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT