• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROGRAMI “EU4SCHOOLS”/ Edhe Bashkia Mirditë është pjesë e këtij programi
Home
Sociale

PROGRAMI “EU4SCHOOLS”/ Edhe Bashkia Mirditë është pjesë e këtij programi

5 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

 

Brenda vitit, përfundon rindërtimi i Kopshtit & Çerdhes Nr. 1, Rubik, Mirditë.

Edhe Bashkia Mirditë është një prej 11 bashkive, pjesë e Programit “EU4Schools” (BE për Shkollat).

Përmes një publikimi në rrjetin e saj social, UNDP Albania njofton se brenda këtij viti parashikohet të përfundojë rindërtimi i Kopshtit & Çerdhes Nr. 1, Rubik, Mirditë. Nëpërmjet këtij investimi për të ardhmen, 62 fëmijë, 6 edukatore dhe 4,800 banorë të komunitetit do të jenë edhe përfituesit e drejtpërdrejtë.

Ditët e fundit, pranë këtij objekti arsimor është zhvilluar një vizitë monitoruese me pjesëmarrjen e edukatoreve, prindërve, përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe banorëve të komunitetit, të cilët kanë ndjekur nga afër progresin e punëve të realizuara deri tani, kanë parë nëse sugjerimet e tyre përgjatë konsultimit publik janë zbatuar ashtu siç duhet, kanë përdorur kartën e monitorimit, si dhe kanë ndërvepruar duke dhënë sugjerimet finale në këtë fazë të procesit të rindërtimit.

“Rindërtojmë së bashku” është edhe një prej parimeve bazë të Programit “EU4Schools”, ku në thelb të tij qëndrojnë transparenca dhe llogaridhënia. Në këtë drejtim dhe në kuadër të “EU4Schools” janë realizuar deri më sot 31 vizita monitoruese me pjesëmarrjen e 509 personave.

Kopshti Nr. 1 & Cerdhja Rubik, Mirditë është pjesë e programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP Albania. Në fokus të këtij programi, është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MURALJA NË TIRANË PRETENDENTE PËR ÇMIMIN E PARË BOTËROR NGA "STREET ART CITES"/ Henril Çule: Kryeqyteti ka hyrë në hartën e muraleve me famë botërore
Previous article SURPRIZOHET ME DHURATA NGA NDJEKËSIT/ Donald Veshaj 'xheloz' ndaj Bora Zemanit (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT